Komentimi i kaptinës “En Nasr”

1. Kur të të vij ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës)
2. Dhe ti shohësh njerëzit të hyjnë turma-turma në fenë e Allahut.
3. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke e falënderuar dhe kërko falje nga Ai. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është Mëshirues i madh.

Vlera e kësaj kaptine
Është përmendur se kaptina Nasr është e barabarte me një të katërtën e Kuranit. Poashtu edhe kaptina Zelzele është e barabarte me një të katërtën e Kuranit .
Transmeton En Nesai nga Ubejdullah bin Utbah se Ibn Abasi i ka thënë atij “ O Utbah! A e di se cila është kaptina e fundit që është zbritur në Kuran?” Ai u përgjigj “Po, ka qenë:
“Kur të të vij ndihma e Allahut ( ty Muhamed kundër armiqve tu) dhe çlirimi ( i Mekës) (110:1)” Ai (Ibn `Abbasi) tha ”Të vërtetën e ke thënë.”
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Meshireberesit
Buhariu transmeton nga Ibn Abasi se ka thënë:” Omeri ( radiallahu anhu) e kishte zakon të më merrte me vete në tubime, ku ishin pjesëmarrësit e luftës së Bedrit. Sidoqoftë dukej se njëri prej tyre ndjeu diçka në vetvete ( kundër pjesëmarrjes sime). Kështuqë ai tha: Përse e merr gjithën këtë djalosh pranë vetes ( të ulet me ne) në tubimet tona, përderisa edhe ne kemi djem të moshës së tij?” Atëherë Omeri radiallahu anhu tha: “Sepse ky djalosh është i prej atyre që ju i njihni”. Pastaj, një ditë tjetër ai i ftoi ata dhe më thirri mua që të jem në mesin e tyre që të shihnin njohuritë e mia. Omeri i pyeti: “ Ç’thoni për thënien e Allahut :
„Kur të të vij ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës)”, disa prëj tyre thanë: “ Jemi urdhëruar të falënderojmë Allahun dhe të kërkojmë falje kur Ai na ndihmon që ne të fitojmë”. Disa heshtën e nuk thanë asgjë. Pastaj ai ( Omeri radiallahu anhu) tha: “A mendon edhe ti kështu o Ibn Abas?’’ I thash:“Jo”. Atëherë ai tha: “ Çfarë thua ti?” “Ishte fundi i jetës së të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi we selem për të cilën Allahu e informonte atë. Allahu ka thënë:
„Kur të të vij ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës), që do të thotë se ajo është shënjë e vdekjes tënde”.
“Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke e falënderuar dhe kërko falje nga Ai, Ai vërtet pranon shumë pendimin, është Mëshirues i madh.”
Kështuqë Omer ibn Hatabi tha; “As unë nuk di ndonjë koment tjetër përveç këtij që thua ti ( o Ibn Abas)” . Buhariu është i v`etëm në transmetimin e këtij hadithi. Imam Ahmedi transmeton nga Ibn Abasi se ai ka thënë: Kur Allahu shpalli ajetin:
„Kur të të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës), i Dërguari i Allahut salallahu alejhi we selem tha: “Më është njoftuar se unë do të vdes ” dhe vërtetë ai vdiq atë vit.” Ahmedi është i vetëm në transmetimin këtij hadithi. Buhariu transmeton se Aishja radiallahu anha ka thënë: “I dërguari i Allahut salallahu alejhi we selem në fund të jetës së tij thoshte shpesh:
“I Lartë qofsh o Allah, Zoti ynë, vetëm Ty të takon falënderimi. O Allah më fal mua”. Ai e bënte këtë dua duke e zbatuar Kuranin”. Edhe të tjerët e kanë transmetuar hadithin me përjashtim të Trimidhiut. Imam Ahmedi transmeton nga Masruku se Aishja radiallau anha ka thënë se i Dërguari i Allahut salallahu aleji we selem në fund të jetës së tij
“Lartësimi dhe lëvdatat qofshin për Allahun, faljen e të Cilit e kërkoj; dhe para Tij pendohem” . Dhe ai ( salallahu alejhi we selem) ka thënë: “Zoti im më ka paralajmëruar se unë do të shoh një shenjë në umetin tim dhe më ka urdhëruar që kur ta shoh atë, ta lavdëroj dhe të këroj falje prej Tij, sepse Ai është i Cili e pranon pendimin. Dhe unë më të vërtetë e pash atë shenjë:
„Kur të të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës), Dhe ti shohësh njerëzit të hyjnë turma-turma në fenë e Allahut. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke e falënderuar dhe kërko falje nga Ai. Ai vërtet e pranon shumë pendimin, është Mëshirues i madh.”
Muslimi po ashtu e transmeton këtë hadith. Këtu kuptimi i fjalës El-Fet’h do të thotë çlirimi i Mekës, dhe kjo është pikëpamja e vetme për këtë fjalë. Sepse në të vërtetë arabët prisnin pushtimin e Mekës para se ata ta pranonin islamin. Ata thoshin: “ Nëse ai (Muhamedi salallahu alejhi we selem) del fitimtar kundër popullit të tij, atëherë ai është Pejgamber i vërtetë’’. Kështuqë kur Allahu i dha atij fitore mbi Mekën, ata hynë në fenë e Allahut me turma të mëdha. Nuk kaluan as dy vite pas çlirimit të Mekës dhe gadishullin Arabik e mbuloi besimi në një Zot të vetëm, Allahun. Dhe nuk mbeti asnjë fis arab që nuk e pranoi islamin. I tërë falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut.
Transmeton Buhariu në Sahihun e tij se Amr bin Selemeh ka thënë: ” Kur u çlirua Meka, të gjithë njerëzit nxituan për tek pejgamberi salallahu alejhi we selem për ta pranuar islamin. Vende të ndryshme e vononin hyrjen e tyre në islam derisa të çlirohej Meka. Njerëzit thonin: “ Lërini atë dhe popullin e tij të qetë. Nëse ai del fitimtarë atëherë ai është profet i vërtetë”.
Ne kemi hulumtuar për ekspeditën ushtarake të çlirimit të Mekës në librin Es-Surah. Prandaj kushdo që dëshiron të dijë më tepër mund ta gjejë në të.
Transmeton imam Ahmedi nga Ebu Amari se një fqinjë i Xhabir bin Abdullahut i ka treguar atij: ” U ktheva nga një udhëtim dhe Xhabir bin Abdullahu erdhi të më përshëndes. Kështuqë unë fillova ta pyes për përçarjen në mes të njerëzve që kishte filluar të ndodhte. Ai filloi të qante dhe tha: “ E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi we selem duke thënë:
“Vërtetë, njerëzit kanë hyrë në fenë e Allahut në grupe të mëdha dhe në grupe të mëdha do ta braktisin atë”.
Ky është fundi i tefsirit të kaptinës Nasr, dhe i tërë falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.