Këshillat e Imam Ebu Hanifes për nxënësin e tij

Këshillat që Imam Ebu Hanifja i dha një nxënësi të tij:

- Çdo kënd mbaje në shkallën e vet!

- Respekto ata që kanë dinjitet!

- Ndero dijetarët!

- Ndero të moshuarit!

- Sillu mirë me të rinjtë!

- Bashkoju atyre që janë të mirë!

- Askënd mos e shiko me përbuzje!

- Fshehtësinë tënde, mos ia trego askujt!

- Bëhu u durueshëm, i qëndrueshëm dhe me edukatë të mirë!!

- Të jesh gjithmonë i gatshëm për faljen e namazit!

- Ushqeje tjetrin!

- Vizito edhe ata që të vizitojnë edhe ata që nuk të vizitojnë!

- Edhe atij që të bën mirë edhe atij që të bën keq përgjigju me të mirë!

- Braktisi gjërat që nuk të sjellin dobi as në këtë botë as në ahiret!

- Braktis çdo gjë që të mundon!

- Ki shume kujdes që të respektosh të drejtën dhe drejtësinë!

- Vizito vëllanë tënd besimtar që është i sëmurë!

- Mos i ndërprit lidhjet me atë që i ka ndërprerë me ty, ti shko te ai!

- Ndero atë që të viziton ty!

- Fale atë që ka bërë keq!

- Ndaj atij që ka folur keq për ty, ti fol mirë!

- Shko në ngushëllime të atij që e ka goditur ndonjë fatkeqësi!

- Ndihmo atë që kërkon ndihmë nga ti!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë