Dispozita Sheriatike rreth miqësisë dhe bisedave në faqet e rrjeteve shoqërore

Dr.Sheref El-Kuda

Më ka ardhur më shumë se një herë pyetja rreth facebook-ut dhe bisedave në të, mendojë se kjo çështje duhet shikuar nga më shumë se një këndvështrim dhe nisur nga kjo do të kemi më shumë se një lloj, ku secili prej tyre ka dispozitën e veçantë.

1- Faqet zyrtare, të cilat, për shembull, mund të jenë të thirrësve dhe dijetarëve islam. Qëllimi i tyre është përhapja e thirrjes dhe dijes duke shpërndarë materiale që janë të dobishme, e që në to nuk ka as biseda, as miqësi, as mundësi lidhjeje, por që në to ka vetëm like (pëlqime) siç është e njohur në mesin e përdoruesve të facebook-ut, dhe që mund të bëhet komentim tek këto materiale. Kjo, me lejen e Allahut xh.sh, është e lejuar për meshkujt dhe femrat përderisa u përmbahen edukatës islame në komentet e tyre.

2 - Rrjetet shkencore, rrjetet e dijes, dhe të gjitha ato rrjete sociale-shoqërore me përmbajtje shkencore siç janë rrjetet e veçantë të ndonjë fakulteti apo universiteti, e që qëllimi i vetëm i tyre është dija. Këto rrjete u japin të drejtë për informim vetëm anëtarëve të tyre, pra personelit të saj, e që këto rrjeti mund të shfaqin vetëm vërejtjet e anëtarëve të saj pa pasur mundësi për komente, lidhje apo dërgesa personale dhe të fshehta. Edhe kjo, me lejen e Allahut xh.sh, është e lejuar edhe nëse bëhet regjistrimi me emra të vërtet përderisa qëllimi është vetëm për përfitim të dijes dhe përderisa i përmbahen etikes dhe normave të Islamit.

3 - Ndërsa sa i përket grupeve tjera (që nuk kanë për qëllim dijen dhe thirrjen në Islam), nuk lejohet që të ketë përzierje në mes të gjinive, e kjo për shkak se nuk ka nevojë për diç të tillë, dhe për faktin se kjo është kurth prej kurtheve të shejtanit.

4 - E ndërsa shoqërimi përmes të llogarive (e-maileve) përmes së cilave mund të bisedohet dhe të ketë shkëmbim të dërgesave personale ndaj të cilave nuk mund të ketë qasje askush përveç dy palëve në fjalë, janë të ndaluara në mes të gjinive të kundërta, kështu që mjafton që shoqërimi të bëhet vetëm në mes të gjinisë së njëjtë dhe në mes të atyre që u ndalohet martesa ndërmjet tyre në formë të përhershme. Për këtë i këshilloj që të gjithë që të hyjnë tek veglat e punës (setingsat) në mënyrë që të parandaloje kyçjen në grupe pa pëlqim paraprak, e po ashtu të parandalojë publikimin e gjërave në faqen e parë, apo siç njihet ndryshe tek përdoruesit e facebook-ut si muri, kjo për arsye që të parandalohet publikimi eventual i diç që do të ishte jashtë dëshirës tonë.

Në përgjithësi, motrat tona duhet që të mos bëjnë vendosjen dhe publikimin e fotografive personale dhe të veçanta për arsye të shumë mundësive për keqpërdorim nga çdo kush.

Allahu e di më së miri...



Shqipëroj: Artan Musliu
Burimi: albosala.com


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi