Hafuzi më i ri në Kosovë

Me datë 17 Ramazan të vitit 1434h/2013, Allahu nderoi familjen Rrustemi me një hafuz

Ubejd Rrustemi, djali i Hoxhë Mr. Sadat Rrustemi, përfundoi hifzin, memorizimin e Kur'anit Fisnik.

Ubejd Rrustemi lindi në Damask të Sirisë me 09.12. 1998. Fillimet e mësimëve të Kur'anit i mori në Institutin parashkollor "Hadanet el Fus'ha" në Kairo të Egjiptit në vitin 2005-2006, kur dhe i mori hapat e parë të mësimit të Kur'anit.

Pesë vitet e para të shkollës fillore i kaloi në Banullë të Lipjanit me sukses të shkëlqyeshëm, pastaj vajti në „Medresenë e Madhe“ në Gjakovë, ku përveq mësimit të Kur'anit përfundoj tri klasë VI,VII dhe VII të shkollës fillore me sukses të shkëlqyeshëm.
Memorizimin e Kur'anit Fisnik, me ndihmen e Allahut, e perfundoi për dy vite e shtatë muaj.

Lusim Allahun që Ubejdit t'i jep sukese në jetë, t'ia mundësoj ruajtjen dhe forcimin e Kur'anit si dhe ta udhëzoj në rrugen e vërtetë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta