Myftiu i Stambollit vizitoi KBI në Gjakovë

Myftiu i Stambollit, prof.dr.Rahmi Yaran, i shoqëruar nga ndihmës myftiu i Stambollit për marrëdhënie me jashtë, Sabri Demir dhe Myftiu i Bajram Pashës vizituan sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë

Ata u pritën nga kryetari i KBIGJ-së Ahmet ef.Hoxha, kryemami Visar ef.Koshi dhe imami Arsim ef.Morina.
Në fillim kryetari Hoxha u dëshiroi mysafirëve mirëseardhje dhe i falënderoi për vizitën e tyre në qytetin e Gjakovës e në veçanti në Këshillin e Bashkësisë Islame.
“Ju falënderoj për vizitën tuaj, njëherit shfrytëzoj rastin që këtu para jush ta falënderoj DIANET-in dhe popullin e Turqisë për ndihmën dhe bashkëpunimin vëllazëror që po na ofrojnë qytetit tonë dhe në përgjithësi shtetit të Kosovës”, tha kryetari Hoxha.
Ai më tej e njoftoi myftiun e Stambollit me historikun e qytetit dhe Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, për organizimin, funksionimin dhe përkushtimin në ruajtjen e Islamit dhe kultivimin e frymës së tolerancës e të bashkëjetesës në këtë komunë.
Myftiu i Stambollit u shpreh i kënaqur me pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore.
"E kam thënë dhe po e përsëris se kjo është vizita ime e parë në Kosovë, natyrisht edhe në qytetin tuaj, por falë fisnikërisë edhe bujarisë tuaj unë aspak nuk jam ndier si i huaj. Ju përgëzoj për punën e angazhimin dhe ju siguroj se bashkëpunimi e përkrahja vëllazërore nga DIANET-i dhe populli i Turqisë do të vazhdoj edhe në të ardhmen" tha prof.dr.Rahmi Yaran.
Në fund mysafirit nga Stambolli iu dhurua një dhuratë modeste nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë.
Vlen të përmendet se në kuadër të kësaj vizite, Myftiu i Stambollit, prof.dr.Rahmi Yaran me bashkëpunëtorë vizituan Xhaminë e Hadumit dhe Medresenë e Madhe - Institutin e Hifzit në Gjakovë.













Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.