Ndihma e KBI në Gjakovë troket në dyert e nevojtarëve

Këshilli i Bashkësisë Islame në bashkëpunim me Diyaneti turk ka bërë shpërndarjen e mishit të kurbanit për nevojtarët e komunës së Gjakovës

Më 15.10.2013, e marte, është shpërndarë mish kurbani nga Diyaneti turk në institutin e hifzit të Kur`anit.
Në bashkëpunim me kryeimamin e KBI të Gjakovës, është bërë edhe shpërndarja e mishit – 86 kese tek disa kategori, e prej tyre 20 kese dëshmorëve të qytetit, 22 kese fshatit Skivjan, 15 kese OJQ Amenigo Ternipe, 10 kese “Hendikos” KBIGJ 10 kese dhe të tjerat të varfërve dhe nevojtarëve të ndryshëm.
Shrytezoj rastin që t`i falëneroj të gjithë ata bamirës që dhanë dhe ndihmuan në këtë aktivitet human që është mirëpritur nga ana jonë.

Edhe më 17.10.2013, e enjte, është shpërndarë mishi i kurbanit në Medresenë e Madhe-Institutin e hifzit në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës.

Ky mish në vlerë 1500 kg gjegjësisht 300 kese nga Medreseja Alaudin e Prishtinës iu është dhuruar të varfërve, skamnorëve, jetimëve dhe të varfërve të komunës sonë.

Falënderohen të gjithë ata kontribuues dhe dhurues të komunës sonë që dhanë një sakrificë për të gëzuar vëllezërit tanë besimtarë në sofrën e bajramit.

Mbesim me shpresë që kjo ndihmë në të ardhmen të shtohet edhe më shumë.












Përgatiti: Visar Koshi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

Nga: Amareo Ternipe (E Shtunë, 19 Tetor 2013 15:55)
Selam Alejkum te nderuar vellezer dhe motra. Se pari ne emrin tim personal si drejtor i OJQ "Amareo Ternipe" deshiroje qe te ju falenderoje perzemersisht per ndarjen e mishit ne lagjen tone per 15 familje.Lus allahun qe te ju shperblen juve dhe te gjithe kontribut dhenesit per kete inciative me te mirat e tij. -Ishte kenaqesi qe te bashkpunojme me ju dhe shpresoje ne bashkpunimet e tona te metutjeshem. Sinqerisht, Arif Cermjani Drejtor i OJQ "Amareo Ternipe"(lagja Musa Zajmi-Haxhi Ymer)
Nga: Luan (E Premte, 18 Tetor 2013 19:04)
Te dashur vllezer musliman, Se pari shfrytzoj rastin me ju uru kurban bajramin. Ju uroj edhe per punen qe po beni per shperndarjen e kurbanit. Kisha me ju sygjeru ndryshime ne aspektin e menyres se shperndarjes se mishit sepse me preki shume edhe pse mendoj qe eshte jo islamike parodimi i njerzvee varfun ashtu para kamerave. Ta jep pershtypjen se jeni tu ju jap nga nje thes e pare e jo veq nje najllon mish. Perdorni nje tavoline mi qit mishin edhe lereni njerzt ti marrin vet nga nje najllon me mish. Ndriqoni emrin e allahut mos perulni ate Selam

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.