Kryetari i KBIGJ ftohet nga kryetarja e komunës së Gjakovës

Të hënën mbrëma, në restaurantin „LA VILLA“, kryetari i KBI në Gjakovë, Ahmet ef.Hoxha, mori pjesë në solemnitetin e organizuar nga kryetarja e komunës së Gjakovës, znj.Mimoza Kusari Lila, me rastin e emërimit të saj në postin e të parës së Komunës së Gjakovës.

Bashkë me kryetarin Hoxha të ftuar ishin edhe sekretari i KBIGJ, Esat ef.Rexha dhe anëtarët tjerë të KBIGJ.

Mysafirë tjerë të ftuar në këtë mbrëmje solemne ishin edhe presidentja e Republikës së Kosovës znj.Atifete Jahjaga me bashkëpunëtorë, zv/kryeministri i parë, Behgjet Pacolli, përfaqësues të partive politike, të OJQ-ve, kreu i Kishës katolike, përfaqësues të tarikateve, Komandanti i Stacionit policor të Gjakovës, përfaqësues te Organizatave ndërkombëtare, si dhe qytetarë të komunës së Gjakovës.

Pasi përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për pjesëmarrje në këtë mbrëmje solemne, Kryetarja Kusari-Lila tha se nga sot para veti kemi sfida të vështira, por jo të pamundura për t’i zgjidhur. “Jemi të vetëdijshëm se para nesh qëndrojnë sfida të vështira, por unë besoj se me bashkëpunim dhe me punë të sinqertë ato do të tejkalohen dhe ndryshimet do të vërehen vit pas viti”, tha ndër tjerash znj. Kusari-Lila.











Përgatiti: Esat Rexha

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.