Xhematlinjtë e xhamisë së Kraishtës dhurojnë gjak

Me rastin e gjashtë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës,të dielën në xhaminë e fshatit Kraishtë të Lipjanit është ndërmarrë një aksion për dhurimin vullnetarë të gjakut.

Ky aksion humanitar, ka filluar në ora 12:00 dhe ka përfunduar në ora 17:00.

Ndërsa thirrjes për dhurim të gjakut, iu kanë përgjigjur rreth 100 qytetarë.

Dhuruesit e gjakut kryesisht kanë qenë xhematlinjtë e kësaj xhamie, ndërsa nuk kanë munguar edhe personeli shkollorë, pjesëtarë të FSK-së dhe Policisë së Kosovës.

Ky aktivitet është përkrahur edhe nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut.

Vlen të theksohet se ky lloji i aktivitetit është i pari që ndërmerret me rastin e shënimit të Festës së Pavarësisë së Kosovës.







Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.