Në Medresenë e Madhe 13 nxënës filluan memorizimin e Kur’anit

Dje, në Institutin e Hifzit “Medreseja e Madhe” në Gjakovë, 13 nxënës filluan memorizimin e Kur’anit famëlartë.

Për nder të kësaj u mbajt një solemnitet, ku morën pjesë Myftiu i Kosovës Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, në mesin e të cilëve ishin Kryeimami i Kosovës Sabri Bajgora dhe ndihmësi i tij Fatmir Iljazi, Kryetari i Kuvendit të BIK Ajni Sinani, anëtari i kryesisë Reshat Mexhidi dhe këshilltari i myftiut Vedat Sahiti. Pastaj Atasheu për çështje fetare në ambasadën turke në Kosovë Abdullah Vasfi Yüce, përfaqësuesi i Shoqatës “Istambull” për Ballkan, Rafet Bilaq, koordinatori i Shoqatës “Istabmull” në Prizren, Ismail Selim dhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenin Lutfi Ballëk.
Të pranishëm ishin edhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë Ahmet Hoxha, kryeimami Visar Koshi, imamët dhe anëtarët e KBI në Gjakovë, udhëheqësit e Institutit të Hifzit “Medreseja e Madhe” në Gjakovë, Genqer Daruvar, Hfz. Haki Vatansever dhe prindërit e hafizëve të ardhshëm.







Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.