“Ligjet e Kosovës për barazi gjinore dhe kundër dhunës në familje”

Me organizimin e përbashkët të ekipeve të agjensioneve të Kombeve të Bashkuara në Kosovë mbi dhunën në familje, Agjensionit për popullsi të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, sot në ambientet e hotelit “Qarshia e Jupave” në Gjakovë u organizua tryeza shkencore me temën “Ligjet e Kosovës për barazi gjinore dhe kundër dhunës në familje”.

Përveç përfaqësuesve të KBI në Gjakovë, pjesëmarrës në këtë tryezë ishin edhe përfaqësuesit e KBI të Pejës, të Deqanit, të Rahovecit, si dhe përfaqësuesi i Kryesisë së BIK, Fatmir ef. Iljazi.

Fillimisht të pranishmëve iu drejtua Koordinatorja e Programit të UNFPA, Zarife Miftari, e cila foli për rëndësinë e trajtimit gjithëpërfshirës të kësaj çështjeje.

Më pas fjalën e mori gjyqtari, Nehat Idrizi, i cili foli për ligjin për barazi dhe për mbrojtje kundër dhunës në familje. Ai, për parandalimin e dhunës ndaj gruas, veçoi bashkëpunimin me media përmes politikave programore, duke organizuar emisione edukativo arsimore dhe duke siguruar mundësinë e barabartë për paraqitje dhe pjesëmarrje të barabartë të femrës dhe mashkullit.

Përfaqësuesja e Policisë së Kosovës, kapitenia Tahire Haxholli, të pranishmit i njoftoi me të dhënat për lidhjet bashkëshortore që i posedon policia, ku mbi 95% e viktimave të dhunës janë gratë, ndërsa në mbi 95% të rasteve shkaktar i dhunës është burri.

Në fund, koordinatori lokal i projektit, Astrit Muhaxhirir, tha se strategjia komunale në Gjakovë kundër dhunës në familje parashihet si strategji 4 vjeçare që do të zbatohet në periudhën 2013-2016.

Në përgjithësi, gjatë diskutimeve është konstatuar se trajtimi i barabartë gjinorë dhe lufta kundër dhunës në familje kërkon një qasje gjithëpërfshirëse.












Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.