Njeriu, dynjaja dhe ahireti

Falënderimet, madhërimet, adhurimet i takojnë Allahut xh.sh., Sunduesit të gjithë botëve, Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Atij i cili nuk ka fillim e as mbarim. Çdo gjë është nën sundimin e Tij, nga Ai ka ardhur çdo gjë dhe te Ai do të kthehet çdo gjë.

Salavatet dhe selamet ia dërgojmë Muhammedit s.a.v.s., me synetin tij jetojmë, me Islamin kemi lindur dhe me Islamin, in sha Allah, do të shpërngulemi... Përshëndetjet dhe selamet më të sinqerta ua dërgojmë edhe shokëve të tij besnik, familjes së tij të ndershme, të sinqertëve, dhe pasuesve të sunnetit të Pejgamberit s.a.v.s.
Njeriu, krijesa më e bukur e Allahut xh.sh. ndër të gjitha krijesat e Tij, e ka fituar shkallën më të lartë, sepse Allahu xh.sh. ia ka dhuruar arsyen. Për shkak të arsyes, njeriu është ngritur mbi melekët, të cilët nuk i ditën "emrat e të gjitha gjërave", e Ademi a.s. ua tregoi emrat e tyre. Kjo është arsyeja pse u urdhëruan engjëjt për t’i bërë sexhde Ademit a.s., sepse Ademi a.s., është i mësuar nga Allahu xh.sh. dhe tregoi më shumë njohuri se melekët.
A nuk janë të njëjtën shkallë dhe nuk janë të njëjtë ata që dinë dhe ata që nuk dinë, "Thuaj: A janë të njëjtë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Këshillat i pranojnë vetëm ata që janë të mençur!".
Por, Ademi a.s. edhe pse e diti, shejtani e shtyri të bëjë mëkat. Për dallim nga melekët të cilët mendje kanë, por pasionin nuk kanë, njeriu i ka të dyja, edhe mendjen edhe pasionin. M’u për shkak të mendjes së tij, melekët iu përulën Ademit a.s., por, për shkak të pasionit, dëshirave dhe kërkesave që ta provoi frytin e pemës së ndaluar - duke menduar se në atë mënyrë do të bëhet i pa vdekshëm, ai, Ademi u detyrua që të dalë prej xhenetit dhe të vendoset në këtë dynja. Që atëherë, në këtë botë lindin bijtë e Ademit, ne njerëzit ..., të cilët në vetvete kanë mendjen, por edhe pasionin. Kur mendja e mund pasionin dhe e mbizotëron atë, bijtë e Ademit i afrohen nivelit të melekëve, ndërsa kur pasioni mbizotëron mendjen, atëherë, ndiqet shejtani dhe shkohet pas hapave të tij.
Me pasimin e shejtanit dhe shijimin e frutit të ndaluar, nuk do të bëhesh i pa vdekshëm. Gjithsecili, që erdhi në këtë botë, kur i ka ardhur koha, është detyruar të shkoj nga kjo botë. Kjo është dëshmi dhe mësim i mjaftueshëm për të mençurin që të kujtohet dhe që të mendohet mirë sepse di dhe ka mend. E, ai që e di, duhet të mendohet mirë, që mendjen, arsyen, dhe intelektin t'i shfrytëzoj. Roli i mendjes nuk i është dhënë njeriut të rrijë pasiv, vetëm të hajë, të punojë, të jetoi dhe të flejë, por me mendjen të meditoj... E, për këtë njeriu duhet të kujtohet dhe të mendohet mirë për: ardhjen dhe shkuarjen, për të amshueshmen dhe të përkohshmen, për krijimin dhe zhdukjen, për mendjen dhe pasionin, për kohën e cila ka kaluar, e cila po kalon dhe për kohën e cila do të vie... Çdo gjë që e ka fillimin e ka edhe mbarimin, vetëm Allahu xh.sh. është i pa vdekshëm! Është i pari dhe i fundit, i gjallë dhe i përhershëm. Çdo përfundim është fillim i diçkaje tjetër, diçkaje të re.... E, fillimi dhe përfundimi i çdo njeriu, pothuaj se është i njëjtë. Të gjithë e dimë se:
- Kur njeriu lind, në vesh i këndohet ezani pa namaz, e kur vdes i falet namazi i xhenazes pa ezan
- Kur lind njeriu, lahet dhe pastrohet dhe mbështillet me petk, për t’u mbuluar... por edhe kur të vdes, lahet pastrohet dhe përsëri mbështillet në petk, për t’u mbuluar,
- Kur lind njeriu, është krijesë e krijuar prej dheut, të gjithë gëzohen dhe ngazëllehen për atë krijesë të vogël të porsalindur, përderisa vetëm i porsalinduri qanë, e kur të vdes prapë njeriu futet në tokë, dhe bëhet tokë nga e cila është krijuar, atëherë të gjithë qajnë dhe mërzitën për të, e atëherë, i lumi ai i vdekuri i cili, kur qajnë për të, ai do të jetë i gëzuar, sepse do t’i parafytyrohet vendi i tij në xhenet.
Që nga fillimi i tij gjer në përfundimin e jetës së tij në këtë botë, njeriu ka shumë pak kohë, sepse jetëgjatësia e kësaj bote për secilin prej nesh është shumë e shkurtë. Fillimi dhe përfundimi ynë është pothuajse i njëjtë. Nga toka ne u krijuar, tokë do të bëhemi. Allahu xh.sh. thotë: "Nga toka ju kemi krijuar, në të do t'ju kthejmë dhe nga ajo përsëri do t'ju nxjerrim"
Mos u brengos për atë se do të fusin në tokë dhe në të do të kalbesh, por brengosu për atë se Allahu xh.sh. nga ajo tokë përsëri do të ringjall dhe para Tij do të qëndrosh, do qëndrosh dhe do të përgjigjesh. Me pëlhurë na ka mbështjell në fillim, do të na pastrojnë dhe me qefinë në fund do të na mbështjellin. Koha në mes larjes së parë dhe të fundit është jeta jonë në këtë botë, gjegjësisht koha të cilën e kalojmë në këtë botë. E, koha nuk e shkatërron jetën, siç janë shprehur arabët mushrik. Kalimi i kohës e shkatërron trupin, i shkakton rrudhat në fytyrë, ta merr forcën. Nuk e ka të njëtën forcë dhe fuqi në fund si në fillim. Por, as në fillim e as në mbarim të udhëtimit tonë në këtë botë, jeta e jonë nuk ka filluar atëherë dhe as nuk do të përfundoi. Qysh moti, kur Ademi a.s. është krijuar, nga kurrizi i tij Allahu xh.sh. i ka nxjerr të gjithë pasardhësit e tij, e në mesin e tyre kemi qenë edhe ne. Që atëherë, jemi radhitur në anën e djathtë dhe në të majtë dhe përsëri jemi kthyer në kurrizin e Ademit a.s., babit të të gjithë neve. Atëherë kemi pritur. Secili prej nesh kemi pritur kohën - momentin për të ardhur në këtë botë dhe kur kemi ardhur në këtë botë, ka qëndruar aq kohë sa është koha në mes ezanit dhe ikametit, d.m.th gjithsejtë vetëm disa minuta. Por, edhe sikur të jetonte 1000 vjet, në fund njeriut do t’i duket se ato 1000 vjet kanë kaluar sa qel e mbyll sytë. Këtë më së miri e vërteton tregimi për Nuhin a.s., i cili ka jetuar, siç e përshkruan Kur'ani, një mijë pa pesëdhjetë vjet. Imam Kurtubiu në tefsirin e tij e cek tregimin për Nuhun a.s. kur ka ardhur meleku i vdekjes për t'ia marr shpirtin, dhe e ka pyetur Nuhun a.s.: "O pejgamber, ti që ke jetuar më së gjati, dhe ty që t’u ka pranuar lutja. Si e ke parë dhe si e ka përjetuar jetën në këtë botë? Nuhu a.s. u përgjigj: "Sikur një njeri të cilit ia ndërtojnë një shtëpi me dy dyer dhe në njërën ka hyrë dhe për tjetrën ka dal!". Ja se si shprehet njeriu i cili ka jetuar 950 vjet!
Kjo është mase e vërtetë, jeta jonë në këtë botë i përngjan kalimit nëpër dy dyer, të parat për të cilët të qojnë në këtë botë dhe ato tjerat, nëpër të cilët dilet nga kjo botë, e distanca ndërmjet këtyre dy kalimeve, kalohet për një kohë shumë të shkurtër. Dje..., me rastin e lindjes sonë na kanë thirrur ezanin, kurse nesër do të na falin namazin e xhenazes. Të gjithë neve do të na falet namazi i xhenazes, dhe për çdo njëri, bile dikush do të çaj, vetëm se është pyetja se cili prej nesh kur ta bartin xhemati në duar, kush do të gëzohet atëherë dhe kush do të jetë i buzëqeshur. Të gëzuar dhe të hareshëm në atë moment do të jenë vetëm ata të cilët ishin të durueshëm para Madhërisë së Krijuesit të tij dha ta të cilët i kanë pastruar shpirtrat e tyre. Allahu xh.sh. thotë: "Do të ketë sukses vetëm ai i cili e pastron shpirtin, e do të humbin vetëm ata të cilët janë udhëzuar në rrugë të gabuar!".
Ata të cilët nuk ka thënë se ekziston vetëm jeta e kësaj bote, dhe të cilët nuk kanë lejuar që t'i shkatërrojë koha e kaluar në këtë botë. Të shkatërron koha e kaluar në lojëra dhe në argëtime. Allahu xh.sh. thotë: " Jetë e kësaj bote është vetëm trashëgimi mashtruese". Dhe ajeti tjetër: "Jeta e kësaj bote është vetëm lojë e dëfrim."
E, koha si koha, gjithnjë është e njëjtë, e pa ndryshuar. Vetëm njerëzit në kohë ndryshohen. Nuk e shkatërron njeriun koha të cilën e kalon në këtë botë, ajo vetëm qëndron dhe reflekton dukshëm mbi trupin e njeriut. Viti mbi ne tregon se ne jemi një vit më i vjetër dhe që ne mund të kemi një rrudhë më shumë.
Shpesh herë dëgjojmë se jetojmë në një kohë, e cila tek shumica fillon dhe mbaron vetëm me para dhe në kohën në të cilën, shumica mendojnë se me para mund të blihet çdo gjë, e, megjithatë koha nuk është në shitje, e falënderojmë Allahun që është ashtu, koha nuk mund të blihet as me kapitalin e tërë botës. Fakti për mospërsëritje të kohës dhe të momentit të cilin jetojmë na drejton dhe na udhëzon në drejtim të veprimeve tona, që kohën momentale ta shfrytëzojmë mënyrën më të mirë të mundshme.
Ja se çfarë këshille na jep Pejgamberi s.a.v.s.: "Shfrytëzojeni rininë para pleqërisë, pasurinë para skamjes, kohën e lirë para preokupimit......". Çdo gjë që ekziston do të zhduket, çdo gjë do të vijë e do të shkojë, ndoshta në të ardhmen dikujt mund t'i ofrohet edhe një mundësi tjetër për të kompensuar kohën e humbur dhe të bëjë atë që i ka ikur, po them ndoshta, atë që nuk e ka bërë në të kaluarën, sepse koha e kaluar nuk kthehet dhe nuk mund të kthehet. Këtu njihen ata që kanë arsyen, ata që kohën aktuale e shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse ata nuk e dinë se çfarë i pret nesër. Të gjithë njerëzit kanë mendje, vetëm është në pyetje se kush sa kupton, mendon dhe logjikon, gjegjësisht çka kush dëshiron të bëjë në jetën e tij dhe për jetën e tij, atë pak kohë që i ka mbetur nga jeta e kësaj bote, në atë pak kohë që është sa mes të ezanit dhe ikametit. Por, përveç mendjes, njeriu posedon edhe pasionin, dëshirat dhe orekset të cilat ndonjëherë kapërcejnë dhe mbizotërojnë arsyen. Kujt pasioni i mposhtë - mund arsyen ai është i humbur. Njeriu pa mend dhe i udhëhequr nga pasioni i tij, sillet nëpër dynja.
E, dynjaja është një det i thellë, në të cilin shumë kush është fundosur. Ndaj, vëllezër të nderuar: " Mos e humbni guximin dhe mos u pikëlloni, ju do të jeni fitues, nëse jeni besimtar të pastër dhe të vërtetë".
Allahu xh.sh. na ndihmoftë që mendjen ta shfrytëzojmë në mënyrë racionale, që ta mundim pasionin, që kohën ta shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, të jemi besimtarë të sinqertë dhe besnik ndaj Allahut xh.sh.
Zoti ynë, na jep një arsye për të gjykuar drejtë, që ta sundojmë pasionin, bëhu i mëshirshëm ndaj nesh në Ditën e ringjalljes-gjykimit, sepse pa mëshirën Tënde, ne do të jemi prej atyre që kanë dështuar dhe kanë humbur të gjitha shpresat .... Amin, Ja Rabbel-Alamin!
"Dhe përpiquni për të fituar faljen e Zotit tuaj dhe Xhennetin i cili është i gjerë sa qielli dhe toka, i përgatitur për ata që i frikësohen Zotit të tyre."



H. Muhamed ef. Haxhiq
Përshtati: Esat Rexha


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim