Vlera e sures - “El-mulk”

Në lidhje me vlerën e kësaj kaptine janë cekur hadithe të shumta nga i Dërguari i Allahut a.s.. Ja disa prej tye:
- Surja “El-Mulk” bën pjesë në mesin e sureve “El-Mufassal”. Në lidhje me këtë, ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: “... Jam nderuar (ndaj të Dërguarve të tjerë) me suret “El-Mufassal” (nga sureja Kaf, e është thënë nga El-Huxhurat, deri te En-Nas).”

- Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. e ky nga Resulullahi a.s., të ketë thënë: “Vërtet është një kaptinë në Kuran që ka 30 ajete, e cila do të ndërmjetësojë për lexuesin e saj, derisa atij do t’i falen gabimet” dhe lexoi: (Tebareke-l-ledhi bi jedihi-l mulku)” ;
- Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. të ketë thënë: Ka thënë Resulullahi a.s.: “Vërtet është një kaptinë në Kuran që ka 30 ajete, që do të ndërmjetësojë për lexuesin e saj, e cila do ta nxjerrë nga Zjarri e do ta fusë në Xhenet, e ajo është surja “El-Mulk” ;
- Transmetohet nga Enes ibn Maliku e ky nga Resulullah? a.s., të ketë thënë: “Është një kaptinë në Kuran, e cila do të polemizojë në vend të lexuesit të saj derisa ta fusë në Xhenet” dhe lexoi: (Tebareke-l-ledhi bi jedihi-l mulku)” ;
- Transmeton Tirmidhiu nga Ibn Abasi, i cili në lidhje me emërtimet e kësaj sureje: “El-Vakije” dhe “El-Munxhije”, përcjell fjalët e të Dërguarit të Allahut të ketë thënë: “Kjo sure është mbrojtëse dhe shpëtuese (për lexuesin e saj), nga ndëshkimi në varr” ;
- Transmeton Ibn Merduvije nga Rafi’ë ibn Hadixhi dhe Ebu Hurejra r.a., se ata e kishin dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s., të ketë thënë: “Më ka zbritur mua surja “Tebareke”, e cila ka 30 ajete. Ajo më ka zbritur e tëra përnjëherë, dhe është mbrojtëse (nga ndëshkimi) në varr.” ;
- Transmetohet nga Abdullah ibn Mes’udi të ketë thënë: “Kishte vdekur një njeri dhe, kur në varr i kishin ardhur melekët e ndëshkimit, ishin ulur pranë kokës së tij, e koka kishte folur e thënë: Nuk ka mundësi ta ndëshkoni, sepse ky e ka lexuar gjithnjë suren “El-Mulk”; pastaj ishin ulur pranë këmbëve të tij, e ato kishin folur e thënë: Nuk ka mundësi ta ndëshkoni, sepse ky e ka lexuar gjithnjë suren “El-Mulk”; pastaj ishin ulur pranë gjoksit (barkut) të tij, porse gjoksi kishte folur e thënë: Nuk ka mundësi ta ndëshkoni, sepse ky ka futur brenda meje (me lexim) suren “El-Mulk”, - prandaj, thotë Ibn Mes’udi, kjo sure është quajtur “El-Maniatu”-penguese e ndëshkimit.” (Transmeton Taberaniu El-Mu’xhemul kebir (8/37) nr. (8571) - Tranmsetimi është i kategorisë “sahih”)
- Transmetohet nga Murre ibn Sherahili e ky nga Abdullah ibn Mes’udi, të ketë thënë: “Kur të vdesë njeriu, ndizen zjarre të shumta përreth tij. Çdo flakë përpin çfarëdo gjen përpara, nëse ky i vdekur nuk ka pasur ndonjë vepër të mirë, e cila do t’i dalë si pengesë (këtij zjarri). Një njeri që kishte vdekur, nuk kishte lexuar gjë tjetër nga Kurani përveç sures që ka 30 ajete. Melekët i qenë afruar te koka, e ajo (surja) kishte thënë: Ai më ka lexuar mua, pastaj i kishin qëndruar tek këmbët, e ajo (surja) kishte thënë: Ky me mua është ngritur (në këmbë duke më lexuar), pastaj kishin qëndruar pranë gjoksit (barkut) të tij, po ajo (surja) kishte thënë: Ky më ka futur brenda gjoksit të tij”, - dhe (kjo sure) e kishte shpëtuar (nga ndëshkimi)”.
- Transmeton Abdu ibn Humejdi në Musnedin e tij, pastaj Taberaniu, Hakimi dhe Ibn Merduvije nga Ibn Abasi, që ai t’i ketë thënë një njeriu: “A të përgëzoj me disa fjalë që do të të gëzojnë? – Posi, - ia kishte kthyer ai. Atëherë Ibn Abasi i kishte thënë: “Lexoje (Tebareke-l-ledhi bi jedihi-l mulku...) dhe atë mësoja familjes sate, të gjithë fëmijëve, shërbëtorëve dhe fqinjëve të tu. Ajo është shpëtuese dhe polemizuese, e cila do të polemizojë në vend të lexuesit të saj tek Allahu, derisa ta fusë në Xhenet. E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të ketë thënë: “Sa do të dëshiroja që kjo sure të ishte në zemrën e çdo pjesëtari të Ymetit tim.” ;
- Transmetohet nga Xhabir ibn Abdullahu të ketë thënë: “I Dërguari i Allahut nuk binte për të fjetur pa i lexuar më parë suren “Es-Sexhde” dhe atë “Tebareke-l-ledhi bi jedihi-l mulku”. ;
- Ebu Akil Zuhretu ibn Ma’bedi thotë se Ibn Shihabi në namazin (farzin) e sabahut, në rekatin e parë, lexonte suren “Tebareke-l ledhi bi jedihi-l mulku”, kurse në të dytën “Kul huvallahu ehad”, prandaj i thashë: Përse po e lexon këtë sure të gjatë së bashku me këtë sure të shkurtër?, e ai më tha: “Kul huvallahu ehad” është 1/3 e Kuranit, kurse “Tebareke-l ledhi” do ta mbrojë pronarin e saj nga ndëshkimi i varrit.” ;
- Transmetohet nga Jahja ibn Ebi Kethiri të ketë thënë: “Tavusi (el Kejsaniu) nuk binte kurrë në gjumë pa i lexuar këto dy sure: “Es-Sexhde” dhe “Tebareke” dhe thoshte: “Çdo ajet i këtyre sureve është i barasvlershëm me 60 ajete”.



Kryeimami i Republikës së Kosovës
Sabri ef. Bajgora.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.