Islami në Kroaci - model për tërë Evropën

Kryetari i Meshihatit (Kryesisë) të Bashkësisë Islame në Kroaci propozon që Evropa të pranoj modelin e rregullimit të pozitës së myslimanëve në këtë shtet.

Emiri është pjesëtar 24 vjeçar i Bashkësisë Islame në Kroaci e cila numëron 63.000 anëtar dhe përbëjnë 1,8% të popullatës së gjithëmbarshme në Kroaci. Merret me profesionin e restaurimit dhe ka biznesin e vet. Si anëtar i pakicës myslimane thotë se në Kroaci nuk ka kurrfarë problemi. Citon se ky është rezultat të ndryshimeve të gjendjes së vetëdijes në shoqërinë kroate, pasi që para 10 e më shumë vitesh, ka pas akoma provokime. Por, sa i përket pozitës së tanishme të myslimanëve dhe pranimit të tyre, në këtë aspekt shoqëria kroate ka përparuar.

“Njerëzit kanë pranuar diversitetein dhe nuk të trajtojnë automatikisht ndryshe pasi që myslimanët në Kroaci janë treguar si pakicë e nevojshme që disa gjëra në shoqëri të freskohen dhe të ngriten. Njerëzit në Kroaci të kanë njohur pasi që ka të bëjë me një shoqëri e cila ka kuptuar se ky plotësim i duhet, e ky do të duhej të ishte qëllim i çdo shoqërie civilizuese në Kroaci, dhe në një masë të madhe është realizuar”, cek Emiri. Me këtë është e qartë edhe hapja e pakicës myslimane që të integrohet në një shoqëri të tillë. Atmosferës së këtillë, përkundër disa lojërave politike, në politikë të pranuara, i kontribuon edhe shteti por më tepër mediat. Por, me rëndësi është se ndryshimi duhet të fillojë nga individi.”Është me rëndësi çka sheh në njeriun, njeriun apo myslimanë” përfundon Emiri.

Me rastin e Kurban Bajramit, kryetari i Meshihatit(Kryesisë) së Bashkësisë Islame në Kroaci, myftiu Aziz ef. Hasanovoqi, ka shpreh kënaqësinë me pozitën dhe zhvillimin e bashkësisë myslimane dhe ka lavdëruar atë si model të zgjidhjes së çështjes islame në Kroaci. Ndërkohë ka propozuar iniciativën e cila do të ofroj Evropës të pranojë modelin e njëjtë dhe se të kërkohet pozita e tillë edhe për krishterët në botën islame. Dhe kjo nuk ishte hera e parë, myftiu Hasanoviqi për këtë model në mënyrë afirmative është deklaruar shumë herë.

“Shembull i rregullimit të mirë të marrëdhënieve të Bashkësisë Islame në Kroaci me shtetin, duhet të falënderohemi për dy gjëra, sinqeritetit të shtetit kroat që të integrojë një bashkësi myslimane dhe gatishmërisë së Bashkësisë Islame në Kroaci që të integrohet në shoqërinë kroate dhe në këtë mënyrë të shmang asimilimin, e cila sipas natyrës i kërcënon pakicat”. Me nënshkrimin e kontratës lidhur me marrëdhëniet specifike me bashkësinë myslimane, ka përfituar edhe shteti edhe Bashkësia Islame.

“Shteti ka fituar qytetarët e kënaqur të cilët kënaqësinë dhe patriotizmin e tyre do të tregojnë në çdo rast. Myslimanët besnikërinë dhe patriotizmin e tyre kanë treguar në luftën për atdheun, me ç’rast me vendosmëri në mënyrë masovike janë kyç në mbrojtjen e atdheut, rreth 25.000, nga të cilët 1180 prej tyre kanë dhënë jetën për Kroacinë e pavarur, sovrane, demokratike dhe evropiane. Kontributin e tyre e kanë vazhduar edhe pas luftës në ndërtimin e shoqërisë multikulturore, multinacionale dhe multireligjioze”, theksoi Hasanoviqi. Me nënshkrimin e kontratës është kryer përkufizimi juridik për praktikimin, interpretimin, mësimin, predikimin dhe prezantimin publik dhe të pa penguar të islamit në të gjitha segmentet e shoqërisë kroate. Në shkollat publike fillore dhe të mesme është aplikuar mësim besimi, është arritur mundësia e hapjes së shkollave të veta dhe të mediave, ndërsa televizioni publik i përcjell ngjarjet në Bashkësinë Islame dhe për këtë informon opinionin, përcjell ceremonitë e Bajramit dhe mundëson prezencën në emisione për të shfaq publikisht qëndrimet e islamit për tema të ndryshme nga fusha e besimit dhe të jetës së një myslimani. Të gjithë krerët fetar kanë mbrojtje të posaqshme dhe përkrahje nga shteti. Të drejtën në ushqimin hallall në të gjitha sferat e jetës që nga shkolla, spitale, burgje, ushtri dhe polici me qasje komplete shpirtërore të imamëve në këto ente, është siguruar me këtë kontratë si dhe ndërtimi i objekteve fetare të nevojshme si dhe ditët e lira për festat fetare islame. Hasanoviqi iniciativën e vet e ka prezantuar në Vatikan papës Franjë në fillim të prillit dhe si thotë, është e drejtuar pikërisht në modelin të cilin e ka Bashkësia Islame në Kroaci dh e cila mund të jetë bazë për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara nga të cilët dalin tensionet dhe mosbesime, sikurse në Evropë me myslimanët ashtu edhe në botën islame me të krishterët. “Sigurisht se atë vet nuk mund të bëjë, por duhet të kemi infrastrukturë të gjerë në rastin konkret, rrjetën e diplomacisë në të cilin çdo kush në një apo tjetër mënyrë do të përfshiheshin në promovimin e kësaj ideje, dhe atë me të vetmin qëllim që të evitohen konfliktet dhe mos durimi çdo kund ku është e mundur”, thotë Hasanoviqi duke cituar se duhet të kenë përkrahjen e institucioneve shtetërore. Edhe pse çdo shoqëri ka specifikat e tija, Hasanoviqi thekson se modeli do të mund të ishte bazë për ndërtimin e specifikave në shtetet tjera evropiane, të cilët paraqiten nga përkufizimet e ndryshme juridike. Filip Mursel Begoviqi, kryeredaktor i botimit të shtypur dhe online të revistës për kulturë dhe çështje shoqërore Behari, në të cilin punimet dhe mendimet e veta shprehin perlat e elitës intelektuale myslimane në Kroaci, njashtu konsideron se mund të shërbejë si model edhe tjerëve.
“Atë të cilin ka arrit Bashkësia Islame në Kroaci, konsideroj të rëndësishme në përputhje me porosinë islame e cila është mbi nacionale, që ajo të mos shndërrohet vetëm në klubin atdhetar boshnjak. Pikërisht kjo përvojë, të cilin e dëshmojmë në gjithë Evropën, në të cilin ekzistojnë bashkësi të theksuara numerike të myslimanëve boshnjak të cilët nuk kanë përkufizim internacionale, sikurse që është në Kroaci. Nga kjo del se ato shpesh janë të mbyllura për proceset integruese dhe për këtë shkak janë vetë getoizuara”, thotë Begoviqi. Edhe pse pakica islame shënon përvojat e diskriminimeve të ndryshme nga koha e luftës dhe pas luftës, shoqëria kroate në shumë aspekte ka përparuar, e cila shihet në jetën e zakonshme por edhe në hapësirat tjera të veprimtarisë.

“Beharin të cilin e nxjerr KDBH Preporod në Zagreb, për fat të keq është aktualisht e vetmja revistë boshnjake për kulturë e cila del në vazhdimësi qe 22 vjet. I vetmi në botë, përveç përkrahjes simbolike nga Bosnja e Hercegovina, ai financohet nga Këshilli për pakicat nacionale dhe në pjesë të vogël edhe nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kroacisë. Ai është edhe një dëshmi e integrimit të suksesshëm të boshnjakëve në Kroaci”, ceku Begoviq. Behari përpiqet që opinionit të prezantojë se boshnjakët në Kroaci, me të arriturat e veta artistike, kulturore dhe shkencore, nuk janë bashkësi efemere të kapaciteteve të kufizuara, gjatë së cilës ceku rolin e tij integrues në shoqëri. Por kjo nuk do të thotë se probleme nuk ka. Gjegjësisht, siç cek Begoviqi, politika kroate nuk kupton se marrëdhëniet e mira me Bashkësinë islame nuk nënkupton edhe institucionet e pakicës boshnjake të cilat pushteti aktual nuk i njeh, ndërsa boshnjakët nuk i vëren.

“Ky nën përfaqësim serioz është i vërtetuar, thjesht neve nuk jemi në shërbimet shtetërore e cila është e garantuar me ligjin për pakicat. Njashtu nuk është e kënaqshme edhe niveli i financimit të shoqatave boshnjake, edhe pse boshnjakët janë e dyta sipas madhësisë pakicë nacionale. Këto rrethana duhet ndryshuar”, përfundon Begoviqi. Elementi qenësor integrues i bashkësisë myslimane në shoqërinë kroate është edhe arsimi. Meshihati i Bashkësisë Islame në Kroaci në vitin 1993 ka themeluar medresenë zagrebase ”Dr.Ahmed Smajlloviq”, e cila në vitin 2007 është transformuar në gjimnazin islam dr. Ahmed Smajlloviqi. Bëhet fjalë, sqaron drejtori Mevludin Arsllani, për programin e gjimnazit të përgjithshëm me katër lëndë shtesë obliguese apo zgjedhore, e këto janë gjuha arabe, Kur’ani dhe njohuritë e Kur’anit, Kultura Islame dhe mësim besimi islam. Shkolla është në kuadër të Ministrisë së arsimit, shkencës dhe kulturës, dhe rrogat e të gjithë të punësuarve paguhen nga buxheti shtetëror. Sistemi edukues-arsimor i Bashkësisë Islame në Kroaci, në mënyrë të konsiderueshme ndihmon integrimin e myslimanëve të rinj në shoqëri.
“Bëhet fjalë për një shkollë unike jo vetëm në Kroaci por edhe në Evropë. Nxënësit e shkollës sonë marrin pjesë në të gjitha garat në organizim të Agjensionit për edukim dhe arsim të Republikës së Kroacisë. Inkurajojmë nxënësit tonë që nëpërmjet aktiviteteve jashtëshkollore të marrin pjesë në takimet ndër religjioze. Shpesh herë jemi nikoqir të këtyre takimeve, në të cilin përveç shkollave të mesme me karakter fetar marrin pjesë edhe nxënësit e gjimnazeve tjera dhe shkollave tjera nga rajoni i qytetit të Zagrebit”, thotë Arsllani. Modeli kroat i zgjidhjes së marrëdhënieve të shtetit me bashkësitë fetare me të drejtë ngre vëmendjen e shumë shteteve evro perëndimore, thekson Tomisllav Kovaçi nga fakulteti katolik i Zagrebit. Gjendjes së favorshme të myslimanëve në Kroaci kanë kontribuar disa faktor që dalin nga rrethanat specifike historike dhe kulturore.” Fakti është se shumica e njerëzve nga këto hapësirat të Evropës juglindore akoma është religjioze dhe e mësuar disa shekuj të jetojë bashkë me pjesëtarët e besimeve tjera. Mos të harrojmë që bashkësia myslimane që nga viti 1878 është prezente institucionalisht në Zagreb dhe që Kuvendi kroat që nga viti 1916, prej të parëve në Evropë e ka njoh islamin si fe shtetërore e barabartë me katolicizmin dhe ortodoksizmin”, thotë Kovaçi. Përveç kësaj, sikurse në politikë në vitin 1990, ishte e qartë se duhet llogaritur në Kishën Katolike dhe qytetar katolik, natyrore ishte që erdhi në përfshirjen e faktorëve fetar në shoqëri, e cila i ka ardhur mire edhe pozitës të bashkësive tjera fetare duke përfshirë dhe myslimanët. Njëkohësisht, Kisha katolike zyrtarisht angazhohet për lirinë e besimit si pjesë përbërëse e drejtës qytetare, dhe se hapja e saj ndaj traditave religjioze njashtu paraqet kontribut pozitiv. “Me gëzim theksojë se Bashkësia Islame në Kroaci, veçanërisht ajo në Zagreb më së shumti është e zotuar në promovimin e dialogut ndërfetar në vendin tonë. Personalisht do të kisha dash që krishterët dhe myslimanët edhe më tepër të njoftohen. Ndajmë shumë vlera të përbashkëta dhe se kemi përgjegjësi të njëjtë ndaj shoqërisë në të cilin jetojmë”, thekson Kovaçi dhe potencon se nuk vështron probleme më të mëdha në integrimin e myslimanëve në shoqërinë kroate. Posaçërisht më gëzojnë gjeneratat e reja të myslimanëve në shtetin tonë të cilët janë të arsimuar dhe të cilët njohin identitetin e shumëfishtë, fetar e nacional dhe me sukses ta lidhin me identitetin kroat. Sigurisht që bashkëjetesa mund të jetë edhe më kualitative, është e nevojshme që institucionet shoqërore dhe bashkësitë fetare të investojnë më shumë përpjekje duke krijuar atmosferën e besimit dh respektit të ndërsjellë”, përfundoi Kovaçi. /balkans.aljazeera/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Programi Festiv për Fitër Bajram