Hafiz Shaban Saliaj (1934-2014)

Lindi në Tiranë me datë 05.11.1934 në një familje besimtare. Babai i tij u kujdes për arsimin e Shabanit dhe pasi mbaron arsimin bazë e dërgon në Medresenë e Tiranës në vitin 1950.

Dallohet në përvetësimin e lëndëve fetare në përgjithësi e në veçanti të Kur’anit. Mësuesi i tij, Hafiz Mustafa Doraci, e fton t’i përkushtohet memorizimit të Kur’anit. Ndërkohë aktivizimi i tij gjatë muajit të Ramazanit në Mukabele me imam Hafiz Fiqiri Skënderin, bën të mundur që ai të fitojë dashurinë dhe respektin e besimtarëve me këndimin e bukur të Kur’anit.
Në vitin 1953 merr titullin “Hafiz”. Ishte i vetmi hafiz me titull gjatë kësaj periudhe. Pastaj vazhdoi studimet e mesme derisa në vitin 1956 merr diplomën e Medresesë. Duke parë presionin e pushtetit komunist ndaj fesë islame dhe praktikantëve të saj, regjistrohet në shkollën Pedagogjike si maturant i saj me konvertim të lëndëve dhe në vitin 1956-57 diplomohet mësues i ciklit fillor. Pas kësaj i nënshtrohet një kursi njëvjeçar për teknik gjeolog. Del me rezultate të shkëlqyera, i pëlqen puna e gjeologut dhe punon pa u shkëputur nga viti 1957 deri në vitin 1990, vit në të cilin del në pension.
Nuk e ndan për asnjë moment nga dora dhe në sirtarin e tavolinës së punës, në një qoshe të fshehur do të gjeje Kur’anin, të cilin e lexonte për të mos e harruar kurrë.
Përmbysja e pushtetit komunist dhe vendosja e demokracisë në vitin 1991, bëri që Hafiz Shabani të angazhohej me vullnet të fortë në detyrën fetare të imamit të xhamisë së Kokonozit dhe mësuesit të Kur’anit në Medresenë e rihapur. Ishte Hafiz Shabani, nxënësi i Hafiz Doracit, mësuesit të Kur’anit të viteve më parë, të cilin e zëvendësoi dhe mbeti i vetmi hafiz në rang kombëtar. Punoi me përkushtim në punën e mësimit të Kur’anit në Medrese dhe arriti të nxjerrë një hafiz nga nxënësit e tij. Si imam në xhaminë e Kokonozit dhe më vonë në atë të Et’hem Beut për njëzet vite me radhë, i kushtoi kujdes të veçantë njohjes së besimtarëve me parimet e fesë islame, për namazin, agjërimin, zekatin, haxhin dhe pajisjen me moral islam. Në veçanti namazin e ditës së xhuma e shoqëronte me predikime që i nënshtroheshin arsyes e logjikës për të mos bërë një adhurim formal. Vetëm në fenë islame do të gjejë paqe e qetësi individi, familja e shoqëria.
Nga viti 2005-2010 merr detyrën e Myftiut të Tiranës. Si kuadër e teolog zotëron vetëdije të thellë fetare, që i udhëhoqi imamët që të veprojnë sipas ligjeve të Sheriatit Islam. Ai i doli për zot të vërtetës dhe gjykoi gjithmonë brenda kuadrit të ligjeve të Sheriatit Islam. Misioni i tij mbeti si protagonist i personalitetit të një teologu të ndershëm, të ditur dhe të ngritur me ndjeshmëri dhe vizion për Islamin. Ai punoi vazhdimisht për ngritjen profesionale si teolog dhe me strategji për drejtimin e myftinisë duke shkuar vetë në çdo zonë të rrethit të Tiranës.
Që prej 2011 ai ka punuar si Kryevaiz i Shqipërisë në Komunitetin Mysliman, me pjesëmarrjen në xhami të ndryshme me predikimet e tij, duke u bërë shembull për të tjerët.
Hafiz Shabani ndërroi jetë më 30 Tetor 2014.



Xhemal Balla
Revista Drita Islame, Nentor 2014

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.