Miqtë dhe armiqtë e shejtanit

I gjithë falënderimi i takon Allahut. Vetëm Atë lavdërojmë, e falënderojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Salavatet dhe selamet më të bukura janë për pejgamberin tonë Muhamed, s.a.v.s., për familjen e tij të ndershme, shokët e tij besnik dhe mbi të gjithë pjesëtarët e umetit musliman që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Të dashur vëllezër të imanit dhe të Islamit.
Allahu i Madhërishëm kur e krijoi njeriun, më pas ia caktoi se ku dhe si do të jetojë, në të njëjtën kohë ia caktoi armikun e përhershëm i cili do ta ndjek gjatë jetës së tij dhe i cli do të përpiqet që ta kthej nga rruga e drejtë. Ai armik për gjithë ne është i njohur mirë, ai quhet Iblis, shejtan i mallkuar.
Kronologjia se si u mallkua, të gjithëve na është njohur shumë mirë, megjithatë, a e dimë ne se shejtani, siç i ka armiqtë e tij, po ashtu i ka edhe miqtë e tij, ahbabet – jaranat e tij.
Sot, pikërisht do të flasim për ata të cilët janë armiq të shejtanit, për shkak se ata janë të dashurit - miqtë e Allahut dhe për miqtë e shejtanit të cilët janë të dashurit e shejtanit.
Vehb b. Munebbih, r.a., transmeton: All-llahu i Madhërishëm e ka urdhëruar Iblisin: “Shko te i Dërguari Im dhe thuaj se do t’i përgjigjesh saktë në të gjitha pyetjet që ai do t’i bënë! Pas kësaj shejtani i mallkuar shkon te Pejgamberi s.a.v.s. Mbante në dorë një shkop me maje të hekurt, dhe ishte në formën e një njeriu të moshuar.
- Mëshira për gjithë botët, Profeti ynë s.a.v.s., e pyeti: Kush je ti?
- Plaku i moshuar me fytyrë të shëmtuar, e të vrazhdë i tha: Unë jam Iblisi!
- Pse ke ardhur këtu?
- Më ka dërguar Zoti yt. Më ka urdhëruar që të përgjigjem saktë për çdo gjë që do të më pyesësh .
Ne e dimë se nga djalli nuk asnjë të mirë, por Allahu e urdhëroi që të jetë i sinqertë në mënyrë që ummeti ynë të merr mësim – të udhëzohet, si dhe për t’u vu në dijeni se cilët janë miqtë dhe armiqtë e tij.
Pastaj Pejgamberi s.a.v.s., e pyeti:
- O i mallkuar sa ke armiq në umetin tim?
Shejtani filloi të numërojë me radhë një nga një dhe pa hezitim tha:
- Trembëdhjetë!
I dërguari i Allahut, s.a.v.s. u interesua:
- Më thuaj, kush janë ata?
Iblisi filloi:
- I pari je ti , o i Dërguari i Allahut!
Si e dimë pra, Pejgamberi s.a.v.s., ishte dhe mbeti armiku më i madh. Përndryshe, të gjithë Pejgamberët kanë qenë pengesë e madhe në veprimet e shejtanit, për këtë arsye Iblisi i ka urryer më së shumti.
Shejtani vazhdoi t’i numëroj të gjithë ata që nuk i do dhe të cilët i konsideron si armiq të tij dhe i tha:
- Pas teje armiku im është: Sundimtari drejtë.
E dinte i mallkuari se aty ku sundon padrejtësia, aty ka edhe mëkate. Aty ku qeveriset sipas ligjit të Allahut xh.sh., duke filluar nga sundimtari i cili i frikësohet Allahut, aty janë njerëzit e devotshëm, aty ka shumë më pak mëkate.
Pas tij shejtani i përmendi armiqtë e mposhtëm: i pasuri modest, tregtari i cili flet të vërtetën, dijetari i cili e ka frikë shumë Allahun, besimtari i cili i këshillon të tjerët, muslimani që ka zemrën e mëshirshme, i penduar që këmbëngul në pendimin e tij, personi i cili ruhet nga harami, besimtarit i cili sillet mirë me njerëzit, besimtari i cili është i dobishëm për njerëzit, Hafizi i cili gjithnjë lexon Kur'an dhe vepron sipas tij, personi i cili zgjohet gjatë natës dhe falë namaz, përderisa të tjerët janë fjetur.
E pra, këta janë armiqtë e mi brenda umetit tënd! - Tha Satani i mallkuar.
Kur t’i shikojmë të gjitha kategoritë e mësipërme të njerëzve do të shohim se këta janë njerëz të cilët kërkojnë kënaqësinë e Allahut, dhe për këtë arsye janë bërë të dashurit e Allahut. Ta imagjinojmë vetëm të pasurin të cilin pasuria e tij nuk e bënë të dhunshëm dhe arrogant, por e bënë modest. Ose tregtarin i cili flet vetëm të vërtetën, i cili duhet të shes mallin e defektet e tij t’i publikoi. Sa kemi sot të tillë? Shembulli më i mirë është kur blejmë makinë. Ju kërkoni nga tregtari karakteristikat e makinës, e ai tregon se si kjo makinë është e "dorës së parë", pa kurrfarë dëmtimi në llamarinë ose në motor, e kur ta blejmë , atëherë e konstatojmë se tregtari nuk e ka thënë të vërtetën.
Thuhet se imam Ebu Hanife, i cili ishte tregtar shumë i mirë, një ditë e la ndihmësin e tij për t’ia shitur mallrat. Pasi u kthye Ebu Hanife, ndihmësi po i mburrej, se kishte shitur disa mallra me çmime të caktuara. Ebu Hanife i tha:
“A e njoftove për defektet e atyre mallrave”?. Ai tha: “Nuk e kam njoftuar”. Më jep ato para, unë patjetër duhet t’ia kthej. Kur e takoi njeriun i tha se mallrat kanë gabime dhe se ke paguar shumë për to, kështu që nëse dëshiron ta kthej mallin, ai do të kthejë paratë e tij. Shikoni çfarë ndershmërie.
Pasi që Pejgamberi s.a.v.s., e kuptoi se kush janë armiqtë e shejtanit e pyeti:
Kush janë miqtë dhe ndihmësit tu nga umeti im?
Shejtani i tha kështu:
- Janë dhjetë grupe, o i Dërguari i Allahut!
E kush janë ata? E pyeti Pejgamberi s.a.v.s.?
Shejtani iu përgjigj:
Sundimtari mizor, i pasuri arrogant, tregtari gënjeshtar, pijanecët, gratë që këndojnë këngë, personi i cili bën prostitucion, ata që e hanë pasurinë jetimëve, ata që e braktisin namazin apo që janë të pavëmendshëm ndaj namazit, ata të cilët nuk e japin zeqatin, ose ato që pengojnë dhënien, dhe ata të cilët kanë lakmi – janë të pa ngopshëm. Ja pra, këta janë miqtë e mi nga metit yt!
Pak kohë më parë kemi përmendur se sunduesi i drejtë është armik i djallit, përderisa në anën tjetër, sundimtari tiranë dhe mizor është miku i tij. Le t’i kujtojmë sundimtarët e ndryshëm mizore gjatë gjithë historisë, ku gjatë sundimit të tyre toka ishte përmbushur me mizori dhe padrejtësi, e ne e dimë se Perëndia nuk do shkatërrime. Në të njëjtën kategori radhitet edhe i pasuri arrogant i cili lavdërohet para të tjerëve me pasurinë e tij, ngritën arrogantët, ndërsa të tjerët i nënçmon dhe i nënvleftëson. Pastaj këtu hyjnë edhe tregtarët gënjeshtarë, të cilët bëjnë çdo gjë vetëm për të shitur mallrat e tyre.

Përveç tyre, në këtë kategori përfshihen edhe gratë që këndojnë këngë. Kur kësaj i shtohet dukuria e zhveshjes gjithnjë e më e madhe në e mesin e grave, si dhe teksti i pamoralshëm i këngëve, na bëhet e qartë pse djalli i numëron në mesin miqve të tij.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë se edhe personi i cili bën zina është mik i shejtanit, sepse me atë akt zhduket morali nga shoqëria, korruptohen të rinjtë tanë, martesa fillon të jetë jo interesante, bijnë në mëkate, nga të cilat është shumë e vështirë për të dalë. Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë ai që bën zina, në atë moment, Allahu xh.sh. e ngrit imanin prej tij, derisa ai nuk e ndalon atë akt.
Edhe ata që e hanë se pasurinë e jetimëve bien në kategorinë e miqve të Shejtanit, si dhe ata të cilët nuk i falin namazin ose nuk e japin zeqatin.
Nëse i marrim vetëm ata që nuk falen fare atëherë shejtani ka më shumë miq të tij. Sipas disa statistikave, vetëm rreth 36% të muslimanëve falen rregullisht, disa e bëjnë herë pas here nga e premtja deri të premten, disa prej Ramazanit në Ramazan, dhe disa prej Bajramit në Bajrami.
Njeri i zgjuar është ai që merr mësim nga fjalët e armikut, e shejtani është nga koka e deri te këmbë armiku i njeriut. Për t’iu shmangur kurtheve të tij, duhet t’i kemi të njohura, mënyrat dhe rrugët përmes të cilave shejtani përpiqet të na afrohet.
E lusim Allahun e Madhërishëm që të na ruaj prej djallit të mallkuar, si dhe fëmijët tanë dhe familjet tona. E lus Allahun që të na bëjë prej të dashurve të Tij, kurse armiq të shejtanit. Amin.



Imam Bilal ef. Hoxhiq
Përshtati: Esat ef.Rexha

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.