Ne jemi ummet i besimtarëve të ndershëm

Vëllezër dhe motra në Islam!

Hutben e sotme e kemi titulluar “Ne jemi ummet i besimtarëve të ndershëm”. Për ne, pjesëtarët e ummetit të Pejgamberit s.a.v.s., është nderë që të jetojnë dhe të vdesin vetëm si muslimanë, e këtë do ta arrijmë në qoftë se kapemi fort pas Kur'anit, i cila është udhëzim për njerëzimin, Sunetin e Pejgamberit s.a.v.s., dhe nëse duhemi mes veti, e i ndihmojmë njëri tjetrin.
Allahu xh.sh. thotë: “O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke e nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë”. (El-Huxhurat: 11)
Ta mbajmë mend mirë ajetin e cituar dhe mos të lejojmë që të jemi prej atyre që shkelin ndalimet e All-llahu xh.sh., dhe provokojnë hidhërimin e Tij! Pejgamberi s.a.v.s., na porosit si më poshtë: Transmetohet nga Ebu Hurejre, r.a., se Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: "Çdo musliman për muslimanin tjetër është i shenjtë; gjaku i tij, pasuria e tij dhe nderi i tij" (Muslimi)
Në një hadith tjetër, thotë: Transmeton Abdullah ibn Amr ibn As, r.a.: "E pashë të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., duke bërë tavafin dhe thoshte: "Sa je e bukur dhe sa është e këndshme aroma jote, sa je e madhe dhe sa e madhe është shenjtëria jote?! Pasha Atë në dorën e të Cilit është jeta e Muhamedit (s.a.v.s.), jeta dhe shenjtëria e besimtarëve të Allahu është më e madhe se shenjtëria jote!"(Ibn Maxhxhe)
Nuk është nderi në: fëmijët e pa edukuar dhe të pabindur, shtëpi, kursime, gardërobë të shtrenjtë, orë, telefona celularë dhe pozita të larta në qeveri, por nderi është në forcën e besimit dhe përkushtimin, në sakrifikimin ndaj çështjes së Islamit dhe në rrugën e Islamit.
Erdhi te Pejgmaberi s.a.v.s., Abdullah ibn ummi Mektum, r.a., shok i verbër dhe i varfër për ta pyetur diçka, përderisa Pejgamberi s.a.v.s., ishte i zënë duke folur me udhëheqësit e Kurejshëve, duke i ftuar në Islam. Pejgamberi s.a.v.s., u kthye i mrrolur, duke mos dashur të humbasë mundësinë e bisedës me udhëheqësit, por Allahu xh.sh., nga qielli i shtatë e qortoi dhe iu shpall: “Ngase atij i erdhi i verbëri. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet. Apo do të këshillohet dhe këshilla do t'i bëjë dobi! E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri,ti atij i vë veshin (i drejtohesh)! Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet. Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti,. Dhe meqë ai frikësohet, e ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij)”. ( Abese : 1-10)
Tek Allahu xh.sh., Abdullah ibn ummi Mektum, r.a., është më i ndershëm dhe më mirë se e gjithë paria e Kurejshitëve, sepse ai, ndryshe nga ata, ishte besimtar - mu'min. Herën e dytë, kur erdhi Abdullah ibn Ummi Mektumi r.a., te Pejgamberi s.a.v.s., Pejgamberi s.a.v.s., u ngrit, e përqafoi, e shtroi batanijen e tij dhe i tha: "Mirë se erdhe ti, për të cilin më ka qortuar Zoti im! "
Kur Umer ibn el-Hatab, r.a., e ngriti flamurin e xhihadit dhe nën të kërkoi, i thirri muslimanët në luftën e Kadisisë kundër Kisrasë, ndër muxhahidët ishte edhe Abdullah ibn Ummi Mektum, r.a., të cilit sahabët i thanë: "Ti ke arsyetim për të mos shkuar në luftë, sepse ti je i verbër! Tha: "Jo”, pasha Allahun, i cili thotë: Dilni (në luftë), le t'ju vijë (lufta) e lehtë ose e rendë, luftoni për hir të All-llahut me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj; kjo është gjëja më e dobishme për ju, nëse e kuptoni. (Et-Tevbe: 41)
Kur erdhi koha për të luftuar, ia dorëzuan flamurin dhe e barti atë derisa u martirizua – ra shehid, dhe u varros në të njëjtin vend. Selami qofte mbi të, i cili e pranoi Islamin, ishte zëvendës i Pejgamberit, s.a.v.s., në namaz, në mungesë të tij, ka qenë kalaja e Islamit dhe të gjitha këto i ka kurorëzuar me martirizim.. ....!
Një rast tjetër, të cilin do ta përmendim sot këtu në këtë vend të nderuar, është rasti i sahabiut, Xhulejbiut, r.a. Kush ishte Xhulejbiu? Ai ishte një yll, por jo i Hollivudit. Nuk ishte artist i përkryer i estradës, as miliarder nga Dubai, Abu Dabi dhe Riadii, i cili ndërton pallate të lartë një kilometërshe, derisa vëllezërit tjerë në Palestinë, Kashmir, Burma, Gaza, Irak, Siri, Somali dhe Jemen vdesin nga uria, ndërsa kafshata e gojës se muslimanëve të varfër është në dorën e Allahut xh.sh., më e vlefshme se tërë ajo pasuri e fuqishme, e cila në ditën e fundit do të jetë, e ndoshta edhe me herët, vetëm pluhur! Nuk ishte as politikan apo, anëtar i ndonjë Bordi të Drejtorëve apo menaxher i ndonjë kompanie fitimprurëse, e as që ishte në ndonjërën prej listave, për cilindo nivel të qeverisë. Ai, Xhulejbiu r.a., ishte një sahabi, e sahabët janë yje.
E si mund ta njohin Xhulejbiun r.a., ata që përdorin drogë, pijet alkoolike, lakuriqësohen, bëjnë zina, u bëjnë zullum prindërve dhe shoqërisë?
Erdhi Xhulejbiu r.a., te Pejgamberi s.a.v.s., e Pejgamberi s.a.v.s., buzëqeshi dhe i tha: "Xhulejbi, a do të martohesh?" Ai tha: "O i Dërguari i Allahut, cila femër do të martohet me mua, kur unë nuk kam familje, pasuri, shtëpi, e asgjë nga të mirat e kësaj bote?" Pejgamberi s.a.v.s. i tha: "Shko në shtëpinë e atij ensariut, përshëndeti nga unë dhe thuaj: "Pejgamberi s.a.v.s., ju urdhëron të më martoni"! Shkoi dhe trokiti në derë, e ata ishin prej njerëzve të shquar dhe familje e madhe prej ensarëve. Doli i zoti i shtëpisë dhe e pa Xhulejbiun, i cili dukej si një i varfër i vërtetë. E pyeti: "Çfarë do?" Xhulejbiu i tregoi, e ai shkoi te gruaja e tij, për t’u këshilluar me të, duke i thënë: "Se nuk mund te jete kush tjetër përveç Xhulejbiut. Nuk ka familje, pasuri, e as shtëpi". Kështu që u këshilluan me vajzën më të mirë, e cila ishte edukuar në Shkollën e Teuhidit. Ajo tha: "A do ta refuzoni Pejgamberin s.a.v.s.?" U Martua me të dhe krijuan familje mbi themelet e drejtësisë – devotshmërisë dhe kënaqësisë se Tij. Kjo shtëpi ishte mbushur me siguri, e kishin zbukuruar: tekbiret, tehlilet dhe tahmidet, hije i bënin namazet nafile - vullnetare dhe agjërimi në nxehtësitë e mëdha." (Ahmedi) Kur Pejgamberi s.a.v.s., ishte në një nga betejat, pas fitores i pyeti sahabët: "A mungon ndokush?" Ata thanë: "Po, ky, ky dhe ky." Tha: "A mungon dikush?" Ata thanë: "Po, ky, ky dhe ky." Tha: "A mungon dikush?" Ata thanë: "Jo" Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Më mungon Xhulejbiu, shkoni dhe kërkoni". E kërkuan në mesin e shehideve - dëshmorëve, e gjetën të vrarë pran shtatë idhujtarëve, të cilët ai i kishte vrarë. Pejgamberi s.a.v.s. shkoi tek ai, u ndal dhe tha: "Ai është i imi dhe unë jam i tij, ai është i imi dhe unë jam i tij!" I vendosi duart e tij të bekuara mbi trupin e tij. E hapen varrin shokët e tij dhe e varrosën në të. "(Muslimi)
Vëllezër të nderuar, le të mbrojmë nderin e vëllezërve muslimanë dhe të garojmë në devotshmëri, siç ishte praktikë e sahabëve dhe të parëve tanë të mirë!
O Zoti ynë, na forco në rrugën e Islamit, mos na sprovo me atë që nuk mund ta bartim, na bëj prej atyre që sinqerisht pendohen për mëkatet e kryera, nga ata që sinqerisht i duan muslimanët tjerë dhe e ruajnë nderin e tyre, prej atyre që kanë mëshirë për prindërit e tyre te gjalle dhe te vdekur dhe paraardhësit. Udhëzo fëmijët tanë dhe pasardhësit tanë dhe bëji udhëheqës të ummetit tonë, ki mëshirë në Ditën e Gjykimit dhe nderona me Xhennet, në shoqëri me Pejgamberin, me shehidët – dëshmorët e sinqertë, dhe me njerëzit e mirë



Hatib. Nezim ef.Haliloviq Muderris,
Xhamia Mbreti Fahd në Sarajevë
Përshtati:Esat ef.Rexha

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.