Nuk ka bashkim pa devotshmëri të sinqertë

Falënderimet, adhurimet, madhërimet janë vetëm për Allahun xh.sh. Sunduesin e gjithë botrave, vetëm Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Paqja, shpëtimi dhe bekimi qofshin mbi zotërinë tonë, Muhamedin s.a.v.s., mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij fisnik dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Të nderuar vëllezër besimtar, Allahu xh.sh. në Kur’an thotë: "O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur." (Ali 'Imran, 102-103.)
Në hutbet e kaluara, kemi folur për Takvëllukun-devotshmërinë si qëllimin tonë dhe rezultat i tërë adhurimit. Gjate udhëtimit tone nëpër këto predikime, e pamë se Takvallëku – devotshmëria dhe arritja e saj është synimi i ibadetit tonë, namazit, agjërimit etj. E që vet Kur'ani është i shpjeguar si një Libër në të cilin nuk ka dyshim, por i cili është udhëzim për ata që janë të devotshëm, që janë, d.m.th., pronarë të Takvallëkut - devotshmërisë.
Nga predikimet e deritanishme pamë se Takvëlluku mund të kuptohet si monitorim i vazhdueshëm i shpirtit tonë dhe zotërim – udhëheqje me të, vetëdijesim i vazhdueshëm për Zotin xh.sh., me atë që na është shpallur, si dhe veprimi në përputhje me të. Shkallët – gradat e Takvëllukut arrihen me sundimin - kufizimin mbi dëshirat – epshet dhe pasionet tona trupore, me pretendimin që vetveten ta mësojmë për te vërtetën.
Kur’ani ka për qëllim zhvillimin dhe ngritjen e besimtarit. Devotshmëria, gjithashtu, ka shkallët dhe qëllimin – objektivin e saj. Kur është fjala për objektivin e devotshmërisë, mendojmë në: atë individual dhe shoqëror. Për fushëveprimin individual, kemi folur atëherë kur kemi folur për devotshmërinë si qëllim të ibadetit, por fushëveprimi i devotshmërisë shoqërore, që nënkupton ruajtjen e unitetit – bashkimit dhe harmoninë në bashkësinë – komunitetin musliman, duke thirr në të mirë dhe duke larguar nga e keqja, si dhe përmbajtja e fuqishme nga mosmarrëveshjet dhe përçarjet, është shumë e rëndësishme dhe mendoi se është më kompleksiv dhe formë me e vështirë e devotshmërisë. (Natyrisht, nuk është e mundur që t’i përmbushim kushtet e devotshmërisë dhe te jemi takva te vërtete, pa llogaritjen e plotë – detale me veten dhe kontrollimin e shpirtit, i cili duhet të jetë i planifikuar dhe i vazhdueshëm. Pra, edhe pse kjo formë e devotshmërisë shoqërore është e rëndë nuk do të thotë se është e mundur pa përvetësimin paraprak të devotshmërisë dhe frytet e saja në nivelin individual)
- Habl, do të thotë litar. Kur dikush ece nëpër një rrugë, ku ekziston rreziku që të bie, për të qenë më i sigurt e lidh një litar rreth veti. Skajin tjetër të litarit e përforcon për një vend të fortë dhe në këtë mënyrë shpëton nga rënia.
- Litari i Perëndisë – Kur’ani dhe feja, është instrument që krijon lidhje midis robërve dhe Zotit të Plotfuqishëm, dhe i ruan ata nga rreziku i rënies, e kusht për këtë është kapja e forte për ketë litar.
Ky ajet që kemi cituar vjen pas ajetit: "Dhe si mund të bëheni jobesimtar, kur iu tregohen ajetet e All-llahut dhe ne mesin e juaj është i Dërguari i Tij? E kush i përmbahet fesë së All-llahut, ai me të vërtetë është i udhëzuar në rrugën e drejtë ", në të cilin behet fjale për kapjen e forte për All-llahun xh.sh. përderisa në këtë ajet, i cili është temë e hutbes se sotme, flet rreth kapjes se forte për litarin e Allahut xh.sh. Kjo do të thotë se për kapjen e forte për Allahun, është e nevojshme që të kemi mjete të caktuara. Kështu qe, sikur të gjitha punët dhe të gjitha gjërat në këtë botë kryhen me ndihmën e një mori mjeteve dhe ndihmës, kapja e forte për Allahun, nuk paraqet përjashtim nga ky rregull, gjithashtu i ka edhe mjetet e veta te veçanta. Ne ajetin e lartcekur, ne te cilin është urdhëruar që të mbahemi forte për Allahun, janë përmendur dy mjete kryesore për këtë: Ajetet e Allahut – e ky është Kur'ani dhe Pejgamberi i Allahut - që është personifikim i Kur'anit dhe komentimin ajeteve Kur'anore.
Ajetet e Allahut xh.sh. paraqesin recetën e jetës, si për individin ashtu edhe për shoqërinë. Kjo recetë, si dhe recetat tjera, nuk do ta shërojnë asnjë sëmundje vetëm me lexim, me puthje apo mbështjelljen rreth vetit. Është e domosdoshme të veprojmë në përputhje me të dhe ne përputhje me udhëzimet e tij.
Kur'ani është receta më shëruese, i cili është bërë për njerëzimin. Megjithatë, efektet e tij të mira do të ndihen vetëm atëherë kur të tregohen në mendimin dhe sjelljen e muslimanëve.
Pasimi i Pejgamberit s.a.v.s. dhe zbatimi ne mënyrë rigoroze i udhëzimeve të tij është e vetmja mënyrë e mbajtjes fortë për Pejgamberin s.a.v.s.
Pra, duke menduar në këtë mënyrë, ne shohim se "Litarin i Perëndisë", mund ta kuptojmë si kapje të fortë për Kur'anin dhe për praktikën e Pejgamberit s.a.v.s. Në botën e sotme islame të përçarë, shohim se të gjitha rrymat në mënyrë deklarative thirren në Kur'an dhe në praktikën e Pejgamberit s.a.v.s., ndaj shtrohet pyetja si është e mundur që si rezultat i kësaj kemi përçarje dhe jo unitet?
Nëse e kemi mbajtur në mend se çfarë kemi folur për efektet e devotshmërisë mbi njeriun, në hutben e mëparshme, dhe atë ta lidhim me këtë temë, mund të vijmë në përfundim se bota e sotme nuk ka devotshmëri të vërtetë, bindje të vërtetë, e thirrja aktuale në Kur'an dhe në Pejgamberin e Allahut xh.sh., nuk është për Allahun xh.sh., i Cili shpalli Kur 'anin, e as për Pejgamberin s.a.v.s., si transmetues i tij, por në shërbim të interesave të ngushta të njeriut, prandaj as rezultati i asaj thirrje nuk është ajo që duhet të jetë uniteti, por e kundërta e saj - përçarjet, konfliktet, gjakderdhjet.
Kur zotëruesi i devotshmërisë së vërtetë vjen në situatë që për ndonjë nga interesat e tij personale ta rrezikojë unitetin e përgjithshëm, ai do të braktisë interesin e tij dhe do te përcaktohet për interesin përgjithshëm - madhor, megjithatë, kur nuk ka devotshmëri të vërtetë, atëherë njeriu shet popullin dhe shtetin për punët që vlejnë disa qindra-mijëra euro në llogarinë personale.
Sot, në shumë mjedise besimi është marr si pasion, si mjet, me të shërbehet në vend se atij t’i shërbehet. Në vend se ta masim veten sipas të vërtetës, ne e marrim veten si të vërtetën dhe pastaj sipas vetes e qepim të vërtetën. Kjo që ne i përdorim – i shfrytëzojmë ajetet kur'anore dhe hadithet e Pejgamberit s.a.v.s., nuk do të thotë se të njëjtat i ndjekim, sepse ne nuk iu kemi nënshtruar atyre, por ato ia kemi nënshtruar vetvetes.
Nëse dikush për të ndihmuar të afërmit e shfrytëzon pozitën e tij për punësimin e të afërmeve të tij dhe në këtë mënyrë i injoron të drejtat e të tjerëve, për të cilat kemi folur në hutbet e kaluara, në qoftëse dikush hadithin e Pejgamberit s.a.v.s. që lëmosha së pari të merret për vete, e merr për të justifikuar kënaqësinë e interesave më të imta të tij, ndërsa të tjerët nuk i kanë as më të mëdhatë e kështu me radhë, atëherë nuk jemi duke folur për bindjen ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, as për mbajtjen e forte për Allahun xh.sh. por po flasim për formën shumë serioze të mos përkuljes, e cila na çon në shpërbërjen e muslimanëve, futjen e përçarjes, pakënaqësisë, në rrjetin e shkeljes së rëndë të rregullave dhe kufijve të Zotit të cilat Ai i ka vendosur. Thirrja në bindje, dëgjueshmëri dhe unitet nga këto pozicione të tilla nuk është thirrje për t'ju bindur dhe shërbyer Allahut, por në bindje dhe përulje – skllavërim, njeriut, i cili është në kundërshtim të plotë me fenë.
Rezultati i përçarjes se sotme të muslimaneve, mendoj se është rezultat i përdorimit të librit të Perëndisë pa përvetësimin e kualifikimit thelbësor. Kur'ani është udhëzim për ata që janë të devotshëm, kur nuk ka devotshmëri në shfrytëzimin e Kur'anit, siç jemi dëshmitarë në botën e sotme, vetëm se edhe me tepër rritet përçarja dhe në fund të fundit shumë lehtë na çon në mosbesim. E Allahu xh.sh. e di më së miri. Ai është Zoti ynë, kështu që i lutemi Atij që të na mbushë me drejtësi dhe devotshmëri të vërtetë. Amin!



Esad ef. Bajic
Përshtati: Esat ef.Rexha

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.