Takim mes shoqërive islamike shqiptare australiane

Të shtunën me 6 shkurt 2010, Shoqëria Islamike Shqiptare Australiane (SISA) ishte nikoqire e një mbledhje me të gjitha Shoqatat Islamike Shqiptare të Viktorisë. Duke falënderuar Allahun e madhëruar, nga kjo mbledhje dolën shumë iniciativa (Nisma) të reja të cilat çdo Shoqatë Islamike Shqiptare shpreson ti realizoje në të ardhmen e afërt, si dhe disa qëllime afatgjate të cilat do ti sjellin benificione komunitetit të gjerë shqiptar musliman këtu në Viktori.

Në këtë takim ram në ujdi për këto iniciativa dhe aktivitete .

Aprovimin e ciklit rrethor për Imamët gjatë namazit të Xhumasë:

Ky orare i ri do të mundësojë që Imamët tonë të udhëheqin Namazin dhe ceremonitë tjera fetare në ditët e Xhumasë (të premten) nëpër Xhami të ndryshme Shqiptare këtu në Viktori. Kjo iniciative do të fillon me 19 shkurt 2010. Pra do të ketë mundësi që Namazin e Xhumasë në Xhaminë e Karlltonit ta udhëheqë një Imam mysafir nga një Xhami tjetër Shqiptare në Viktori e kështu me radhë.



Përkujtimin e datëlindjes së Profetit Muhamed;

Shoqëritë Islamike Shqiptare Australiane kanë vendosur që për ndër të datëlindjes së Profetit Muhamed të mbanë takime të rastit ku Imamët tonë në Shqip dhe Anglisht do të ligjërojnë mbi jetën dhe veprën e Profetit tonë që nga Koha e kaluar në Meka deri në periudhën e kaluar në Medine si dhe rikthimi dhe çlirimi i Mekkes. Detalet e kësaj ngjarje janë si vijon:


,
E Premte
26 Shkurt 2010
Ora 8 md deri ne 9:30 md

Pas ligjëratave Këshilli i Xhamisë do ti qerase të pranishmit me kafe dhe çaj.


Ekskursione për fëmijë nëpër Xhamitë Shqiptare:

Të gjithë nxënësit që kanë ndjekur mësimet Islame të dielave paradite do të kenë mundësi që të vizitojnë një Xhami tjetër Shqiptare si dhe të njihen me aktivitetet e asaj Xhamie si dhe të takojnë nxënës tjerë Shqiptarë të cilët ndjekin mësimet Islame në atë Xhami alternative si dhe të shoqërohen mes veti.



Festival/Piknik Islamikë-Shqiptarë

Të gjitha Shoqatat Islamike Shqiptare u dakorduan që në të ardhmen e afërt së bashku të organizojnë një lloj Festivali apo Pikniku.

Të gjitha Shoqatat u zotuan në një bashkëpunim më të afërt vëllazërorë duke i ndihmuar njëri tjetrit në mënyrë që anëtarëve të tyre tu ofrojnë shërbime më kualitative dhe të një standardi më të lartë.





Me nderime Islame,
KËSHILLI I SHOQËRIS ISLAMIKE SHQIPTARE AUSTRALIANE

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.