Përgjegjësia e besimtarit në jetën e kësaj bote (I)

“Musliman i vërtetë është ai prej të cilit muslimanët tjerë janë të sigurt, nga gjuha dhe duart e tij. Musliman i vërtetë është ai të cilit njerëzit mund t’ia besojnë jetën dhe pasurinë e tyre” (Buhari)

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, I Cili i nderoi me nderime te larta bijtë e Ademit a.s., i përfshiu ata me mëshirën e Tij në tokë dhe në det, u dhuroi atyre të mira të shumta, i dalloi mbi shumë krijesa dhe u premtoi, mirënjohësve prej tyre, shpërblim të madh dhe mosmirënjohësve ndëshkim të dhimbshëm.
Dëshmoj se nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut, një dhe të vetëm. Ai autoritetin - pushtetin, menaxhimin - sundimin, krijimin dhe furnizimin nuk e ka ndarë me askënd dhe askush, përveç Tij nuk ka të drejtë të adhurohet, e as të thirr veten me emra me të cilët Ai e quajti veten dhe as ta përshkruaj veten me përshkrimet që Ai e ka përshkruar Vetën.
Dëshmoj se Muhamedi a.s., është rob dhe i dërguar i Allahut, i cili u përzgjodh në mesin e krijesave të Tij. Lutjet, selamet paqa dhe bekimi qofshin mbi të, familjen e tij të ndershme, shokët e tij të cilët besonin në misionin e tij, e ndihmuan atë, e ndoqën sunnetin e tij gjate jetës së tij dhe më pas….
Allahu xh.sh. thote: ''O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një njeriu dhe nga ai krijoi shoqën e tij, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.'' (Nisa, 1)
Biri i Ademit, Allahu xh.sh. te krijoi ne formën më të bukur, duke ta dhënë pamjen më të bukur, të furnizoi me ushqimet më të mira, por a e din ti se cila është përgjegjësia jote në këtë botë? Ajo është, me të vërtetë, përgjegjësia më e madhe! Ke marr mbi vete emanetin (gjënë e besuar) e cila iu ishte ofruar qiejve, tokës dhe maleve, kështu që ata ngurruan dhe refuzuan ta marrin atë, por ti e more përsipër këtë emanet. Nëse e ruan atë emanet, do të fitosh shpërblim të madh, e në qoftë se nuk e ruan, të pret dënim i madh. Për të pasur sukses në këtë, të janë nënshtruar krijesat tjera, dhe të janë dhënë në shfrytëzim, për t'i përdorur.
A e din se cili është ai emanet, çfarë është shpërblimi për ata që ruajnë dhe çfarë është dënimi për ata që shkatërrojnë dhe e neglizhojnë? Këto janë të gjitha të drejtat që Allahu i kërkon ndaj nesh ose ndaj ndonjërës prej krijesave të Tij. Ajo është, në fakt, çdo gjë që Allahu e ka urdhëruar. Nëse atë që Allahu ta ka urdhëruar e respekton dhe e realizon, ti je nga ata që kujdesesh për emanetet e besuara dhe ndaj përgjegjësive tua, dhe do të trashëgosh parajsën - xhenetin dhe do të mbetesh përgjithmonë në të, e nëse këtë e neglizhon ose e anashkalon, do të jesh nga ata që do të shndërrohen në formën më të shëmtuar, siç thotë Allahu:
“Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.'' (Tin, 4-6)
Vëlla i dashur, pastrimi për abdes është emanet - besim, namazi është emanet - besim, kryerja e farzeve është emanet - besim, ruajtja nga harami është emanet - besim dhe respektimi i të drejtave të tjerëve është emanet - besim. Më i madhi i të gjitha emaneteve është ai për të cilin bëhet fjalë në këtë ajet:
Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet..“ (Nisa, 36)
Ky ajet quhet “ajeti i dhjetë të drejtave”, për arsye se ne te flitet për dhjetë te drejtat, e ato janë: e drejta e Allahut, e drejta e prindërve, e të afërmeve, e jetimëve, e skamnorëve, e të afërmeve, e fqinjëve te afërm, e fqinjëve të largët dhe të tjerëve, e udhëtarëve, robërve dhe shërbëtoreve të cilët janë nën kujdesin – posedimin tuaj.
E drejta e Allahut është më e madhe dhe më e rëndësishme farz (obligim), e ajo është: vetëm Atë ta adhurosh dhe vetëm Atij t’i bësh ibadet dhe askënd mos ta barazosh me Të, sepse ti për këtë je krijuar, siç thotë Allahu:
“Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij! Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut, s'ka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është rrenës, jobesimtar.!” (Zumer, 2-3) dhe ajeti tjetër
“Thuaj: "Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë".!” (Kehf, 110)
Njeriu i cili nuk e adhuron Allahun, në të vërtetë është rob i të tjerëve: djajve – shejtanëve, shërbëtorëve të tyre, pasioneve, dëshirave, statujave dhe idoleve. Njeriu, nga natyra e tij është rob, e në qoftë se nuk i dorëzohet Allahut xh.sh., ai duhet të jetë rob i dikujt tjetër. Nënshtrimi ndaj Allahut është nder dhe krenari, përderisa robërimi dhe nënshtrimi ndaj dikujt tjetër për të është poshtërim dhe shkatërrim.
Pas te drejtës se adhurimit të Allahut xh.sh. vjen e drejta e prindërve. E drejta e tyre te fëmijët është që ata t’u bëjnë mirë, që të sillen mirë me ta, t'i mbrojnë nga ato që mund t’i dëmtojnë dhe t’i kursejnë prej fjalëve dhe veprimeve të shëmtuara, për të gjithë ato që ata kanë bërë për fëmijët, gjate jetës së tyre, në të cilën vetvetes nuk munden asgjë t’i ndihmojnë, për veten e tyre asnjë të keqe nuk do të munden ta fshijnë sepse atëherë ata nuk e kane ditë se çfarë është e mirë për ta dhe çfarë është e keqe. Ata në atë periudhë i kanë edukuar, ushqyer, përkëdhelur dhe rritur, për këtë arsye fëmijët e tyre janë të detyruar që të mirën ta kthejnë me të mirë, siç thotë Allahu xh.sh:
“Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (Isra, 24)
Prandaj, dijetarët islamë thonë se prindërit, pas Krijuesit, janë më meritoret qe t’i falënderojmë, t’u bëjmë mirë dhe do t'ju bindemi – ti dëgjojmë, sepse Allahu i Madhërishëm krahas bindjes dhe adhurimit ndaj Tij, e ka përmendur bamirësinë ndaj prindërve:
“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).” (Isra, 23)
Mirënjohja – falënderimi për prindërit është përmendur në Kur'an së bashku me mirënjohjen – falënderimin ndaj Allahut:
"... Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.. '' (Llukman, 14)
Pas të drejtave te prindërve sipas rëndësisë vijnë të drejtat e të afërmve nga ana e babait e nënës. Në atë familje përfshihen gjyshërit, gjyshet, xhaxhallarët, hallat, dajallarët, vëllezërit, motrat dhe kështu me radhë Të gjithë ata prej teje kanë të drejta, nga të cilat më të rëndësishme janë: ruajtja e marrëdhënieve - lidhjeve, mbështetja – ndihma materiale, vizitat, përshëndetja me selam dhe forma të tjera të ndryshme të veprimeve të bamirësisë dhe fjalëve të bukura.
Pastaj, sipas rëndësisë vijnë të drejtat e skamnorëve - jetimëve. Këta janë fëmijë që kanë humbur etërit e tyre dhe ata kanë të drejta te ne, e të drejtat e tyre janë obligimet tona. Prandaj, jemi të detyruar që t’ju bëjmë mirë, që të jemi të mëshirshëm ndaj tyre, të kujdesemi për ta, të ruajmë pronën e tyre dhe edukimin e tyre. Çmimi për kujdesin e jetimëve është i madhe, siç thotë Pejgamberi a.s.v.s., “Unë dhe kujdestari i jetimëve do të jemi (në Xhennet), si këto dy (gishta)”, duke bërë me shenjë me gishtin tregues dhe atë të mesëm dhe duke i ndarë pak." (Buhariu)
Pastaj, janë në radhe të drejtat e të varfërve. Këta janë njerëzit që i ka goditur dhe poshtëruar varfëria, dhe e drejta e tyre për ne është që të sillemi mirë me ta, t’u japim lëmoshë dhe t’i përcjellim se si jetojnë dhe çfarë kanë nevojë. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ai i cili kujdeset për gruan e ve dhe të varfrin, është si një muxhahid në rrugën e Allahut xh.sh., apo si ai që tëre natën falet, e agjëron gjatë ditës” (Buhari dhe Muslim)
E drejta e ardhshme është e drejta e fqinjit. E drejta fqinjit është bamirësia ndaj tij dhe të jetë i ruajtur – i sigurt nga shqetësimet tona. Pejgamberi s.a.v.s. na ka porositur për bamirësi ndaj fqinjit, e për njeriun i cili sillet keq ndaj fqinjit të tij tha: “Pasha Allahun nuk është besimtar, pasha Allahun nuk është besimtar, pasha Allahun nuk është besimtar!” Dikush pyet: “Kush, o Pejgamber?”, e ai u përgjigj: “Ai, nga të këqijat e të cilit nuk është i sigurt fqinji i tij.” (Buhari dhe Muslim)
E ti, tregtar, mos harro se prona të është dhënë në kujdes, e me të vepro në mënyrën e përcaktuar nga Sheriati: bëhu i sinqertë kur blenë dhe shet, gjithmonë trego të vërtetën, mos i gënje afaristët - ata me të cilët bënë biznes, mos mashtro ne peshore dhe ne metër, që të jesh prej atyre që gjate matjes pakësojnë në peshë, e të cilët i pret Xhehennemi.
E ti nëpunësi civilë, edhe ti e ke pranuar emanetin - besimin dhe je përgjegjës për punën që bën, bëje atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Mos ia kompliko palës që të kërkon zgjidhje për diçka, mos iu zgjidh të fuqishmëve – pushtetarëve, e duke i lënë pas dore të dobëtit dhe të varfrit. Asnjëherë mos merr ryshfet, sepse në të është dështimi, fatkeqësia. Zemërimi dhe mallkim i Allahut xh.sh. do te jetë mbi atë që jep ryshfet, merr dhe ai qe ndërmjetëson.
E ti Baba, edhe ty te është dhënë diçka emanet, ata jane fëmijët e tu. Edukoi bukur, mësoi në të mirë, largoju instrumentet e keqja që shkatërrojnë moralin e tyre, mos lejo që në shtëpinë tende të ketë filma me përmbajtje amorale, muzikë dhe këngë provokuese, revista me fotografi të femrave sfiduese, artikuj me përmbajtje të prishtë, histori që inkurajojnë dashuri të paligjshme, dhe të marrin rrugën e shthurjes dhe të haramit, apo libra që nxisin mosbesimin - kufrin, ateizmin dhe besimin e korruptuar.
Vëllezër muslimanë, keni kujdes për atë që ju është besuar dhe për atë që ju jeni përgjegjës. Të rinjtë ndaloni nga kryerja e veprave të këqija. Mos harroni se mbi vete keni marrë emanetin, të cilin duhet ta ruani mirë, nëse doni të shpëtoni nga dënimi dhe të fitoni shpërblim të madh ...
“Ne ua ofruam amanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejtë vetes, dhe ishte i padijshëm. (Njeriu e mori përsipër) Ashtu që All-llahu të ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, e t'u falë besimtarëve dhe besimtareve. All-llahu është Ai që falë shumë dhe është mëshirues.. .” (Ahzab, 72-73)
Allahun e lusim qe të na mbuloi me bekimin e T’ij dhe te shërbehemi me Kur'anin e Shenjtë, me ajetet dhe rregullat e tij te të urta. Prej Allahut kerkojme falje për veten time dhe për ju, dhe ju luteni Allahun për faljen e mëkateve të mia dhe të juaja ... të shpëtuar janë ata që luten për falje ...
O Allah fali mëkatet e besimtarëve dhe besimtareve, të gjallëve dhe të vdekurve. Mbuloi gabimet e muslimanëve dhe bëji ata që të jenë të sigurt. Ndihmoje Islamin dhe muslimanët në të gjitha anët e botës. Ofroju ndihmën Tënde. O Allahu ynë, ne nuk kemi Zot përveç Teje mos na le asnjë gabim, në këtë vend pa falur, na i largo brengat, ndihmona t’i paguajmë borxhet, largona vështirësitë, udhëzona dhe forcona në fenë tënde. Lutja jonë e fundit është: “Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!”



Salih ef. Haushiq
Përshtati: Esat ef.Rexha

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.