E di se më merrni për të marrë, por nuk jam i tillë. Mbase më konsideroni edhe për të çmendur, por jam i vetëdijshëm.

Gjendja ime e jashtme, rrobat e mia të leckosura, fytyra ime e palarë nuk reflektojnë brendësinë time. Unë nuk kam mendje të leckosur dhe as shpirt të përbaltur. Gjendja ime e jashtme reflekton gjendjen tuaj. Reflekton brendësinë tuaj, sepse, ju, nga jashtë, dukeni shumë më mirë, më pastër, e më të veshur se unë, por në brendësi, jo. Ju jeni ata që keni shpirt të dërrmuar, ju jeni ata që keni mendim të keq për ne, ju jeni fajtorët pse unë jam në këtë gjendje.
Unë nuk jam sikur lypsarët mashtrues. Nuk keni të drejtë të më paragjykoni. Identiteti dhe personaliteti im, ndonëse jam kështu siç më shihni, nuk janë kontrabanduara. Edhe unë kam xhelozi për vetën time por ja që kam këtë gjendje që kam. Andaj, mos më paragjykoni sepse po merrni vendime të gabuara. Mos më krahasoni me të tjerët. Mos t’iu shtyjë fakti se ka lypsarë mashtrues të na bëni padrejtësi edhe neve. Keni harruar se duhet të jepni Zekatin e pasurisë suaj, sikur që duhet të afroheni tek Allahu edhe me lëmoshë vullnetare. Më duket se ngurtësinë tuaj shpirtërore dhe mishërimin me paranë po dëshironi ta justifikoni nëpërmjet këtij fakti se ka lypsarë mashtrues. Mos iu jepni mashtruesve, por mua më njihni. Mund të pyetni për mua. Interesohuni. Mua më njohin. Të gjithë e dinë se vetëm zori më ka hedh në rrugë. Me kënaqësi nuk do të dilja kurrë.
Andaj, iu bëj thirrje që për Allahun e madh të solidarizoheni me ne, të na ndihmoni, të na lehtësoni sado pak barrën e rëndë. Ju keni dy shpërblime: e para, kryeni obligimet ndaj Allahut, e dyta, na ndihmoni neve. Kështu, të gjithë mund të jetojmë të lumtur dhe në harmoni.
Edhe një herë, le të mos iu shtyjë fakti se ka keqpërdorues që të hiqni dorë nga dhënia e Zekatit dhe sadakasë. Jepni, sepse,e dhe nëse iu keqpërdoret pasuria juaj, ju keni shpërblimin ndërsa keqpërdoruesit mëkatin.
O Zoti ynë!
Jepu atyre që japin, shumëfishojua pasurinë, begatoji me evladë të hairit dhe jetë të lumtur!
O Zoti ynë!
Udhëzoji ata që nuk japin, zbutua zemrat dhe lësho rahmet në ta!

I juaji,
Robi i Allahut!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi