Hafiz Abdullah ef.Sagdani (1912-1991)

U lind në vitin 1912 në Reqan afër Prizrenit. Rrjedh nga një familje me traditë fetare, prej saj kanë dalë disa brezni hoxhallarësh.

Pas kryerjes së mektebit vazhdoi mësimet në medresenë e Mehmed Pashës në Prizren, të cilën pas plotë tetë vitesh e kryen me sukses dhe pajiset me ixhazetname (diplomë). Krahas medresesë e ka kryer edhe hifzin (mësimin e Kur’anit përmendësh) qysh në moshën rinore.
Hfz.Abdullah ef.Sagdani çmohej si lexues i rrallë i Kur’anit, ka pas një zë të bukur dhe të veçantë të këndimit të Kur’anit. Ka shërbye imam në Korishë, shtatë vjet, pastaj kalon në xhaminë e Kurrillës ku shërbeu gjatë tërë jetës së tij, edhe pasi u pensionua me vullnet ka vazhduar me punë .
Gjatë muajit të bekuar të Ramazanit ka kënduar rregullisht mukabele në xhaminë e Bajraklisë në Prizren, si edhe gjatë viteve të ish Jugosllavisë së kralit ka shkuar në Sarajevë e sidomos në Visoko, ndërsa gjatë kohës së Shqipërisë për Ramazan në vitin 1943 ka qenë në Durrës, ku ka kënduar mukabele gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ishte prej hafizëve të rrallë që namazin e sabahut në xhaminë e tij, ku shërbeu gjatë gjithë jetës së tij e ka falur me hatme . I mahnitur nga leximi i bukur i tij i Kur’anit, për imam të xhamisë së Kurrillës e ka preferuar ish imami i xhamisë hfz.Maksud efendiu, i cili u shpërngul në Turqi në vitin 1957.
Ka shërbyer edhe si imam ushtarak në “Divizionin Skenderbeg” gjatë kohës së Shqipërisë. Ka qenë atdhetar largpamës, dhe nga komunistët i anatemuar gjatë gjithë jetës, për atë shkak ka qenë tepër i tërhequr gjatë sistemit komunist dhe vetëm ka qenë i përqendruar në aktivitetet fetare. Nuk ka dashur të flas për të kaluarën e tij. Por në një rast, gjatë një të pame, kur e kam pyetur se “kur ka qenë i lirë në kuptim të plot të lirisë”? Ai u përgjigj: “Se gjatë gjithë jetës së tij vetëm tre vjet kam qenë i lirë dhe kam frymua lirisht, e ato kanë qenë vitet 1941-1944 kur ka qenë Shqipëria në Kosovë”.
Në vitin 1924, në moshën 12 vjeçare e mësoi përmendësh librin e Allahut në medresenë e Mehmet Pashës në Prizren. Muhafiz i tij ka qenë hafiz Qemajl ef. Kajserliu. Aktivitetin e mësim besimit e ka mbajtur rregullisht në xhami, por edhe në shtëpi. Në mesin e nxënësve të cilët e mësuan përmendësh Kur'anin ishte edhe hafiz Qazim beg Postaxhiu. Më datë 14.12.1991, pasi fali namazin e iqindisë në xhaminë ku ka shërbyer imam për 58 vite me radhë, dorëzoi shpirtin e tij tek Allahut (xh.sh.).

U varros në varrezat Kuriçeshme të Prizrenit me nderimet më të larta qytetare dhe fetare nga ana e xhematit të shumtë të Prizrenit dhe rajonit më të gjerë.



Faik MIFTARI
Miftari,Faik ”Hafizët e Prizrenit me rrethinë(1912-2012)”, Prizren, 2012

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.