Hafiz Maksut ef.Spahiu (1910-1989)

U lind në vitin 1910, nga babai i tij Ymer, kurse nëna Gjylnaze. Ka kryer medresenë në Prizren së bashku me hafiz Safet ef. Bashën.

Detyrën e imamit e ka ushtruar një kohë në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, por vetëm për ditë të xhumasë, më pas në fshatin Piranë për një kohë të shkurtër.
Më pas kthehet në qytetin e Prizrenit për të shërbyer si imam. Në fillim caktohet si imam në xhaminë e Haxhi Ramadanit (Qorr Agës), për t’u transferuar në xhaminë e Qatip Sinanit (Levishës). Një kohë ka qenë mualim (mësues i fesë) në mektebin e Emin Pashës, gjatë viteve 1941-1945. Ndërsa në xhaminë e Qatib Sinanit ka shërbyer prej vitit 1960 e deri në vitin 1982, kur doli në pension.
Hafiz Maksut Spahiu nderohej, çmohej sepse ishte mjeshtër, i rrallë i kaligrafisë (bukur shkrimit arab) orientale, ishte i vetmi në Prizren që ka mundur të deshifrojë çdo shkrim apo tekst oriental.
Ka qenë lexues i rregullt i mukabeleve gjatë muajit të bekuar të Ramazanit në Prizren, në xhaminë e Bajraklisë. Ishte pedagog i veçantë, me vullnet, me maturi, me urtësi, me dashuri, ka mësuar mësim besimin e fesë qindra, mijëra nxënësve gjatë jetës së tij, njëri prej tyre është edhe autori i këtij libri, jam shumë mirënjohës, falënderues nga zemra, që na ka mësuar shartet e imanit dhe shkronjat e Kur’anit. Dallohej për shkrimin apo më mirë me thënë bukurshkrimin, ishte vërtet art ai bukurshkrim. Zotëronte disa gjuhë të huaja, ndër të tjera edhe gjuhën frenge.
Hafiz Maksut ef.Spahiu, kaloi në Ahiret, në fund të muajit maj, më 1989, në moshën 79 vjeçare, duke lënë pas vetes katër fëmijë, tre djem e një vajzë. U varros me nderime më të larta fetare dhe qytetare në varrezat Kuriçeshme të Prizrenit.



Faik MIFTARI
”Hafizët e Prizrenit me rrethinë(1912-2012)”, Prizren, 2012


Artikulli radhës
Imam Raif Shaban Latifi

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë