Hafiz Nysret ef. Agallari (1883 – 1941)

U lind në Prizren në vitin 1883. Ishte djali i Galib agës dhe Fatime hanmit.

Ka kryer shkollën fillore, si dhe ryzhdijen (gjimnazin). Po në Prizren, poashtu ka diplomuar edhe në medresenë e Mehmed Pashës. Ixhazetnamen (diplomën) e ka marrë tek myderrizi i shquar i medresesë hafiz Abdylaziz efendiu në vitin 1909, kurse diplomën për hifzin e mori tek muhafizi i shquar prizrenas Qamil ef. Imami. Përveç gjuhës shqipe, gjuhës serbe ka qenë njohës i mirë edhe i tri gjuhëve orientale, arabishtes, osmanishtes (turqishtes) dhe persishtes.
Ka shërbye si imam në xhaminë e Gazi Mehmed Pashës (Bajraklisë) në Prizren, një kohë ka qenë edhe myderriz(profesor) në medresenë e Mehmet Pashës në Prizren, poashtu ka qenë edhe myfti i Prizrenit nga viti 1929 e gjer në vitin 1941.
Ka qenë anëtar i rregullt i Shoqatës Humanitare “Merhamet” e cila është themeluar në vitin 1932, me përkrahjen materiale nga esnafët, tregtarët dhe zejtarët prizrenas dhe me ato para i kanë ndihmuar skamnorët dhe jetimët e komunës së Prizrenit. Me bashkëshorten Asene, ka lënë pas vetes katër fëmijë, dy djem e dy vajza: Ahmetedibin, Fatimen, Abdusselamin dhe Nashiden.
Ndërroi jetë në Prizren në vitin 1941, u varros me nderime në varrezat Kuriçeshme të Prizrenit, ndërsa ka lënë amanet që xhyben (uniformën) t’ia dorëzojnë hafizAbullah ef. Telakut, i cili e trashëgoi në postin e tij si myfti i Prizrenit dhe myderriz i medresesë së Mehmed Pasha në Prizren.



Miftari,Faik ”Hafizët e Prizrenit me rrethinë(1912-2012)”, Prizren, 2012

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.