Hafiz Qemajl ef.Kajserliu (1888-1980)

U lind në Prizren në vitin 1888. Rrjedh nga një familje fetare islame me prejardhje nga Turqia. Mirëpo edhe pas largimit të Perandorisë Osmane nga trojet shqiptare kjo familje vendosi që të qëndronte në Prizren.

Në moshën 11 vjeçare mori titullin hafiz, pas përfundimit të mësimit të Kur’anit përmendsh tek muhafizi hfz. Shefqet efendiu. Ka krye medresenë e Mehmed Pashës, ku ka treguar sukses shumë të mirë, dhe mori ixhazetnamenë (diplomën) . Ishte alimi (dijetari) më i njohur i gjeneratës së tij. Ka qenë njohës i përpiktë i të tri gjuhëve orientale: arabe, perse e osmane. Ka qenë muhafiz i shquar, tek i cili kanë mësuar hifzin talebe (nxënës) jo vetëm nga Prizreni, por edhe nga vendet tjera, siç kanë ardhur edhe nga Gjakova , për të mësuar hifzin tek ai, ndër të tjerë, ishin edhe hafiz Selim ef. Yvejsi dhe hafiz Xhafer (Ahmet) Bokshi, kurse nga Peja ishte hafiz Rezak ef. Nushi.
Hafiz Qemali ka qenë njeri i urtë, i qetë dhe shumë i devotshëm, mund të themi lirisht se ka qenë evlia(i afërt i Zotit). Ka shërbyer kohën më të madhe të jetës së tij si imam në xhaminë e Sozisë, ku edhe ka banuar në atë lagje. Përveç detyrës së imamit në xhami, ka krye edhe detyrën e imamit ofiqar në imamatin e Sozisë, i cili në kuadër të saj ka përfshirë 7 xhami me gjithsejtë 14 rrugë, në të cilin kanë qenë 384 shtëpi muslimane me 1835 banor musliman.
Ka qenë edhe kryetarit i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren. Ndërroi jetë në vitin 1981 në moshën 93 vjeçare. Në ditën e kalimit në Ahiret, i erdhi në vizitë alimi (dijetari) i njohur boshnjak Fejzullah ef. Haxhibajriçi, i cili pat ardhur për ta vizituar, por arriti ta përcjell për në botën tjetër, n Ahiret. Ka qenë një ceremonial madhështor i përcjelljes së xhenazes së tij, i cili u përcoll me nderime të mëdha nga shumë qytetarë të Prizrenit e vendeve tjera.



Miftari,Faik ”Hafizët e Prizrenit me rrethinë(1912-2012)”, Prizren, 2012

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.