Departamenti i të Rinjve i BIK-ut shtron iftar

Të mërkurën, më 08.07.2015, Departamenti i të Rinjve i BIK-ut, për nder dhe respekt të muajit të bekuar të Ramazanit shtroi iftar, në ambientin e Hotel “Victory” në Prishtinë, për përfaqësuesit e Parlamentit Studentorë të Universitetit të Prishtinës, Kryetarë, anëtarë të senatit, përfaqësuesit e degëve të Departamentit të të Rinjve nëpër këshillat e bashkësisë Islame të Kosovës, profesorë te Medresesë “Alaudin”, pjesëtarë të njësisë speciale për intervenim të shpejt të Policisë së Kosovës, përfaqësues të ndryshëm të organizatave joqeveritare , e të ftuar të tjerë etj.

Të pranishmit në emër të organizatorit i përshëndeti, Mr. Fitim Gashi, udhëheqës i Departamentit të të Rinjve të BIK-ut i cili ndër të tjera tha: “Më lejoni që në emër të Departamentit të të Rinjve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës t’ju përshëndes dhe t’ju shpreh mirëseardhje në këtë iftar duke e lutur Allahun e Gjithëfuqishëm që të na e pranon agjërimin dhe të gjitha veprat e mira… e lusim Allahun e Lartësuar që sikurse jemi bashkuar sot këtu pran sofrës së Tij të bashkohemi në fjalë dhe vepra të mira se vetëm kështu do të realizojmë aspiratat tona për një të ardhme sa më të mirë….

Në emër të Myftiut të Kosovës të pranishmit i përshëndeti Vedat Sahiti këshilltarë i Myftiut.
Sahiti vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e Departamentit si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Ai po ashtu theksoi se Departamenti i të Rinjve është një sektor shumë me rëndësi brenda BIK-ut dhe përkrahja nga myftiu për këtë dikaster do të jetë e vazhdueshme. Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti edhe kryetari i Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, z.EgzonDaku. Daku falënderoj Departamentin e të Rinjve të BIK-ut për bashkëpunimin e mirëfilltë që ka me Parlamentin e Studentëve të UP-së dhe theksoi se ky bashkëpunim përherë po thellohet dhe kështu do të vazhdoj edhe në të ardhmen.