Vazhdojnë punimet në restaurimin e ristrukturimin e Medresesë së Vogël dhe Bibliotekës së xhamisë së Hadumit në Gjakovë

Pas fazës së pastrimit që janë bërë në ambientet e Medresesë së Vogël në Gjakovë dhe objektit të Bibliotekës në kompleksin “Xhamia e Hadum Agës”, në Çarshinë e Madhe, tashmë kanë filluar punimet në restaurimin dhe ristrukturimit e këtyre dy objekteve të vjetra të trashëgimisë kulturo-fetare.

Objekti i Medresesë së Vogël, i ndërtuar ndërmjet viteve 1816-1817 në Mahallën Mahmud Pasha te kroni i Panxhallës (kroni i pesë rrugëve), ka vite që është shkatërruar tërësisht. Në kompleksin e Medresesë së Vogël ishte konvikti i nxënësve, zyra për administratorët e medresesë si dhe biblioteka e pasur me libra e dorëshkrime të çmueshme. Në këtë medrese mësimin, që zhvillohej në gjuhën shqipe, përveç nxënësve vendës e ndiqnin edhe nxënës nga rajonet e Sanxhakut, Jeni Pazarit, Toplicës, Plavës dhe Bosnjës.

Biblioteka e xhamisë së Hadumit është djegur dhe shkatërruar gjatë luftës së fundit. Me djegien e saj ka humbur një numër i konsiderueshëm i librave në mesin e të cilëve dhe botime unikate për historinë e qytetit të Gjakovës.
Punimet rreth restaurimit dhe ristrukturimit janë duke u kryer nga kompania ndërtuese e Turqisë "Zylfikar Halifeoğlu", ndërsa po monitorohen nga Drejtoria e Vakëfeve të Turqisë dhe Bashkësia Islame e Kosovës.




Medreseja e Vogël






Biblioteka e Xhamisë së Hadumit


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Fjalimi i drejtorit të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora me rastin e përurimit të këtij Instituti