Çifti bashkëshortor Latifi dhuron donacion për KBI Gjakovë

Sot, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Gjakovë, Ahmet ef. Hoxha, së bashku me anëtarët e Këshillit, priti në një takim qiftin bashkëshortor Kani dhe Sadushe Latifi, të cilët i dhuruan KBIGJ-së, një donacion në vlerë prej 70.000 euro.

Me këtë rast Kryetari Hoxha, falënderoi dhe çmoi lartë kontributin e këtij çifti, duke potencuar se Bashkësia Islame çdo herë mbështetjen me të madhe e ka pasur te besimtarët.

Në shenjë respekti kryetari Hoxha, në emër të Këshillit, qiftit bashkëshortor ua ndau një mirënjohje.