Mbahet takimi ndërfetar me temën "Religjioni dhe Paqja"

Organizuar nga organizata ndërkombëtare "Church & Peace", që kësaj radhe kishte zgjedhur Kosovën për ta mbajtur kongresin e tyre vjetor, sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul ef. Rexhepi, i shoqëruar nga këshilltari i Kryesisë së BIK-ut, Vedat ef. Sahiti, të enjten, më 08 tetor 2015, morën pjesë në takimin ndërfetar me temën "Religjioni dhe Paqja", ku ishin të ftuar përfaqësuesit e bashkësive fetare tradicionale të Kosovës dhe një numër i madh mysafirësh të tjerë, si dhe përfaqësues të bashkësive fetare nga shtete të ndryshme të botës.

Në këtë takim sekretari i BIK-ut, Resul ef. Rexhepi, prezantoi me një kumtesë speciale, ku diskutoi dhe proklamoi traditën e kultivuar të bashkëjetesës mes komuniteteve të ndryshme fetare në Kosovë, dhe mbi kontributin dhe angazhimin e pandërprerë të Bashkësisë Islame në ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e dialogut ndërfetar në Kosovë./bislame/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Fjalimi i drejtorit të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora me rastin e përurimit të këtij Instituti