Tribunë me rastin e muajit të ri Hixhri

Me rastin e Vitit të Ri të kalendarit islam Hixhri 1437, mbrëmë nga ora 16:00 në sallën e teatrit të Qendrës Tregtare “Nertili”, Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë organizoi tribunë fetare me temën “Hixhreti dhe vlera tek umeti islam”, ku ligjërues ishte Prof.Mr. Jakup Çunaku.

Hapja e tribunës u bë me lexim të Kuranit nga hafiz Safet ef.Hoxha për të vazhduar më pas me fjalën përshëndetëse të kryetarit të KBI Gjakovë, Ahmet ef.Hoxha, i cili pasi përshëndeti të pranishmit tha: “Jemi tubuar në këtë vend që të kujtojmë njërën nga ngjarjet më të mëdha të historisë islame, ngjarje e cila i dha kuptim jetës së Pejgamberit, shokëve të tij dhe Islamit si sistem dhe program jete në përgjithësi. Kjo ngjarje e cila ka ndodhur para 1437 viteve na mëson se jeta dhe vepra e Pejgamberit a.s., ka qenë udhërrëfyese për ne, prandaj është shumë e domosdoshme që ta kujtojmë në ditët tona të sodit kur ummeti i Pejgamberit a.s. po përballet më sfida dhe probleme që ndoshta gjatë historisë asnjëherë nuk është përballë. Ne si besimtarë kemi nevojë që t’i tregojmë vetes tonë e pastaj edhe botës mbarë që ky Islam që ne i përkasim, këtë Islam që ne e praktikojmë, Islami me të cilin Zoti i Madhëruar na nderoi, është Islam i paqes, i dashurisë, i harmonisë i qetësisë dhe i rahatisë.”
Më pas fjalën e mori mysafiri i nderuar Prof.Mr.Jakup Çunaku, i cili gjatë ligjëratës së tij, në formën më të bukur, përshkroi aktin e papërsëritshëm të historisë së njerëzimit, hixhretin e pejgamberit Muhamed a.s. prej Mekes në Medine, rolin, ndikimin dhe vlerat e tij tek umeti islam.
Në fund tribunën e përmbyllën nxënësit e Institutit të Hifzit “Medreseja e Madhe” në Gjakovë me interpretimin e disa ilahive.













Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Fjalimi i drejtorit të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora me rastin e përurimit të këtij Instituti