Roli i femrës muslimane në shoqëri

Ditën e diele, më dt. 01.11.2015. ora 13:00, në Xhaminë e Re, Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë organizoi ligjëratë fetare, enkas për femra, me temën “Roli i femrës muslimane në shoqëri”, ku ligjëruese ishte Mr. Violeta Smajlaj-Myrta.

Duke u nisur nga fakti se Islami është fe e cila i dedikohet njeriut si qenie, pa dallim gjinie, mësimet e tij erdhën për të mbajtur këtë qenie në epitetin "njeri i mirë".
Zoti i Madhërishëm në Kur’an thotë: "Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira që ka bërë". En Nahl: 97.
Çfarë nënkupton se për të mbajtur këtë epitet nevojitet veprimtari që kultivon mirësinë krahas besimit, qoftë nga ana e femrës apo mashkullit. Dhe, nga këtu lind nevoja të flasim për rolin që pritet nga femra të luaj në shoqëri. E, për një përfitim më të madh ligjërata ishte fokusuar në pikat vijuese: 1. Rëndësia e vetëdijesimit të femrës mbi të drejtat dhe rolin e saj. 2. Udhëtimi jetësor në shoqëri para së gjithash është përgjegjësi individuale që edhe femra duhet ta kryej denjësisht. Ku u theksua se pavarësia e femrës në udhëtimin e saj drejt të vërtetës dhe dijes është element kyç për një rol me efektiv 3. Sfidat përball aspiratave femra vizionare me punë, i kthen në avantazhe. 4. Fushat të rolit të femrës në shoqëri nuk kufizohen në baza gjinore, por në bazë të profesionit, angazhimit dhe prioriteteve.
Njëherit ligjëratën e pasuruan edhe argumentet nga shpallja dhe ilustrimet mbresëlënëse nga roli i muslimaneve të para.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Fjalimi i drejtorit të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora me rastin e përurimit të këtij Instituti