“3 muslimane me shami” tregojnë eksperiencat e tyre në Emisionin Impakt


“3 muslimane me shami”, është titulluar seria e radhës e Emisionit Impakt.

Impakt nga Migena Balla, vjen ne emisionin e 6-te duke prezantuar me publikun 3 vajza muslimane me shami. Albina Nanaj Biologe mjedisi, Keshilltare ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, Anisa Kolgjini studente master Juridik prane Universitetit Beder, Armela Xhikneli perkthyese gjermanishteje, fashioniste. Te treja vajzat tregojne eksperiencen e tyre, sfidat dhe arritjet si muslimane me shami ne nje qytet metropol si Tirana.

“3 A muslimane me shami”, është titulluar seria e radhës e Emisionit Impakt.

Moderatorja Migena Balla kësaj here ka ardhur në Emisionin Impakt me një temë sociale, mjaft interesante dhe që nuk diskutohet shpesh në ekranet shqiptare. Në këtë seri të radhës të emisionit, ndryshe nga të gjithë emisionet e tjera është diskutuar jeta e tre vajzave besimtare muslimane. Në këtë emision flitet për pjesëmarrjen e vajzave me shami në shoqërinë shqiptare.

Të ftuarat për diskutimin e kësaj teme ishin Albina Nanaj, biologe mjedisi dhe në të njëjtën kohë Këshilltare në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Anisa Kolgjini studente e masterit në fushën e Drejtësisë pranë Universitetit Bedër dhe Armela Xhikneli përkthyese gjermanishteje por gjithashtu dhe një e apasionuar pas fashionit. Të treja vajzat tregojnë eksperiencën e tyre, sfidat dhe arritjet si muslimane me shami në një qytet metropol si Tirana.

Albina Nanaj është vajza e parë e mbuluar e cila është zgjedhur si rezultat i një votimi dhe që mban postin e këshilltares bashkiake në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Znj. Nanaj e filloi fjalën e saj duke përgëzuar për emisionin për iniciativën dhe për mundësinë që i është dhënë për të diskutuar me publikun e gjerë. Ajo shpjegon më tej se pjesëmarrja e saj në këshillin bashkiak të Tiranës nuk është vetëm një përgjegjësi por edhe një kënaqësi edhe një nder pasi arrin të përfaqësosh mijëra qytetarë të cilët të kanë besuar votën dhe që ajo ditë prej ditë është munduar të përfaqësojë zërin e gjithësecilit qytetar që ndihet i përfaqësuar prej saj.

E pyetur nga moderatorja për mbulesën e saj, ajo vijon të thotë se vjen nga një familje muslimane që ka ndjekur traditat muslimane duke kujtuar kështu edhe ato rite që praktikoheshin fshehurazi regjimit. Që në vogëlinë e saj ajo ka qenë një besimtare, duke besuar në një Zot induktuar edhe nga familja e saj. Në moshën e adoleshencës shpjegon se ajo është qasur me literaturë islame dhe më pas me frekuentimin e xhamisë. Në universitet më tej ka hasur në më shumë vajza besimtare duke pasur ndikim kështu tek Albina për të përqafuar Islamin dhe zbuluar identitetin e saj.

Ajo më tej flet edhe për paragjykimet duke treguar se ajo nuk është ndjerë e paragjykuar dhe thekson se paragjykimet nuk i shikon si një pengesë por një problem që i takon atij që paragjykon dhe jo asaj. Gjithashtu ajo shton se me prezencën ne këshillin bashkiak dhe në eventet e caktuara është përpjekur të prezantojë shaminë dhe një vajzë muslimane që njerëzit të kenë mundësinë ta njohin nga afër duke mos ju ngelur kështu shumë hapësirë për të paragjykuar.

E ftuara e dytë studentja Anisa Kolgjini studion në një universitet të hapur rishtazi në Shqipëri nga Komunineti Musliman i cili në vetvete është një risi pasi Shqipëria për herë të parë ka një universitet ku mund të studiohet edhe teologjia islame. Ajo tregon për zgjedhjen e saj për këtë universitet dhe shpjegon se edhe shkollën e mesme e ka mbaruar në Medresenë e Tiranës çka e shtyu edhe më shumë për të zgjedhur një universitet që vinte nga KMSH. Duke treguar për eksperiencën e saj të mbulesës, në rradhë të parë thotë ajo ishte e kënaqur me veten e saj por edhe u pa disi e habitur nga të tjerët për shkak të jetës aktive që ajo bënte më parë. Ajo tregon se para se të mbulohej ishte një vajzë mjaft akive por që mbulesa nuk e ka penguar të jetë edhe tani e tillë. E pyetur nga moderatorja Balla nëse mbulesën e kishte pasur detyrim në shkollë ajo tregon se kjo është një pyetje që ia bëjnë të gjithë por përgjigjia e vetme është që mbulesa është diçka personale mes saj dhe Krijuesit. Edhe pse Medreseja është me background fetar ajo nuk detyron askënd të mbulohet duke e vërtetuar kështu edhe nga eksperienca e saj Anisa tregon se mbulesën e kish vënë pasi ka mbaruar Medresenë e Tiranës. Për sa i përket jetës studentore ajo tregon se nuk ka hasur ndonjë diskriminim pozitiv, apo privilegj në një universitet që vinte nga KMSH duke u ndjerë kështu njëlloj si të tjerët. Duke folur për diskriminimin ajo tregon se në disa raste është ndjerë e tillë por ka shpresën se me vazhdimin e mëtejshëm të studimeve nuk do ndjehet e tillë duke qenë se është në një fushë që më së miri duhet të ekzistojë respektimi i të drejtave të njeriut.

E ftuara e fundit Armela Xhikneli, një vajzë e apasionuar pas modës, veshjeve, stilimeve është një vajzë që bie mjaft në sy në rrugë si një vajzë muslimane por edhe fashioniste.

Ajo tregon për eksperiencën e saj duke thënë se është një muslimane shumë e lumtur dhe se shaminë e ka vënë me një dashuri mjaft të madhe duke vazhduar të vishet akoma me stilin e saj dhe në ndjekjen e modës. Pyetjes se si mund ta vazhdojë ta ndjekë modën edhe pse me shami ajo thekson se kjo është gjëja më e bukur dhe më e thjeshtë. Mjafton të kesh një dëshirë të madhe për t’u veshur dhe të jesh brenda normave të Islamit,- shpjegon Armela.

Ajo e ka vendosur mbulesën me dashuri të madhe duke mos qenë e ndikuar nga familja e saj apo bashkëshorti, madje nën humor tregon se i duket vetja edhe më e bukur me mbulesë. Në dollapin e Armelës mund të gjesh veshje nga më të ndryshmet duke filluar nga lëkura, xhinset apo këmishat e grisura por në një formë që janë brenda normave të fesë që ajo i përket duke mos qenë transparente. Madje për flokët ajo tregon se mund t’i ndryshojë sa herë të dojë brenda ditës, duke vendosur shami të ngjyrave të ndryshme. Islami nuk e ka kufizuar në dëshirën e saj për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, për të qenë gjithmonë moderne apo fashioniste. Por ajo që vlen të thkesohet është se Armela ndjehet krenare që në një mënyrë apo tjetër përfaqëson Islamin dhe bukurinë e Islamit. “Allahu e do të bukurën” dhe kur e do Ai, unë duhet ta dua edhe më shumë,-shpjegon ajo.

Si një vajzë mjaft pozitive ajo tregon se para se të mbulohej ishte një vajzë që frekuentonte “bllokun” dhe jetën e natës, dhe kishte pozuar në shumë revista apo ishte pjesëmarrëse në shumë reklama. Ajo tregon se ky pasion nuk do ngelet nën hije por do vazhdojë më tej, por kësaj here nën mbulesën islame.

3A-të muslimane me shami kanë vijuar bisedën e tyre në këtë emision dhe kanë treguar për eksperiencat e tjera të jetës së tyre duke qenë mjaft të sinqerta dhe plot dashuri./gazetaimpakt/

* * *


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim