Përfaqësues nga Kosova marrin pjesë në garat kuranore në Meke

Në Mekë u zhvilluan garat internacionale të Kuranit të tridhjetë e shtatat me radhë në katër kategori: Hifzi i tërë Kur’anit me tefsir, Hifzi i tërë Kur’anit, Hifzi i gjysmës së Kur’anit dhe Hifzi i pesë xhuzeve të Kur’anit

Nga Kosova mori pjesë Sahit Ibrahimi në kategorinë e katërt me pesë xhuze përmendsh, dhe për herë të parë, si një garues nga Kosova, u kualifikua në raundin e dytë, duke u renditur në mesin e dhjetë më të mirëve.


Krahas garave të Kuranit, në Mekë u mbajt edhe një seminar trajnues për mënyrën e vlerësimit nga Komisioni gjykues sipas llojeve të garave të Kuranit nëpër botë. Si në hifz, në drejt-lexim, në këndim sipas mekameve, në koment të shkurtër etj. Pjesëmarrës, i dërguar nga Bashkësia Islame e Kosovës ishte Mr.Hfz.Safet Hoxha.
Për të gjitha llojet u trajnuan pjesëmarrësit në këtë seminar pesditorë. Seksionet ishin të ndara në tri drejtime:
I pari, garat e Kuranit nëpër botë, vendi ku ato mbahen, kush i organizon e i financon ato, shuma e shpërblimit të garuesve, llojin e garës, çoftë në hifzin e tërë Kuranit apo pjesërisht, komentin e tij dhe lexim-këndim sipas mekameve. Përcaktimin e viteve të garuesve etj.
E dyta, lexim dhe shpjegim i rregullave të texhvidit që janë më të theksuara gjatë vlerësimit, dhe të cilat garuesit më shumë shpërqendrohen si; rregullat e ndaljes dhe fillimit në mes të ajete sipas mënyrës së shumë mushafeve, shqiptimi më i mbyllur dhe i hapur i tingujve, mbajtjet hundore dhe jo hundore të rregullave, artikulimet dhe cilësitë e shkronjave, njohja me rivajetet tjera e në veçanti katër rivajetet që lexohen sot në botën islame. Në këtë vend, duhet të cekim se gjatë leximit të pjesëve të caktuara nga Kurani të gjithë pjesëmarrësit në ketë seminar lexuan nga një rivajet para shejhut të njohur të leximeve të Kuranit Abdu Rrafi Ridvan Alij Sherkavi ish profesor i kiraeteve në Fakultetin e Kuranit në Medine dhe mbikëqyrës i lart i shkrimit të Kuranit në shtypshkronjën e Melik Fahd në Medine, përveç pjesëmarrësit nga Kosova që lexoj në dhjetë leximet me kërkesën; “shejh do të lexoj siç kam lexuar para njëzet viteve para jush në klasë”. Ai e mirëpriti me kënaqësi këtë dhe pas leximit bëri lëvdata për lexuesin dhe mbar Kosovën, dhe pjesëmarrësit në seminar bën dua.
E treta, metodat e vlerësimit, në këtë iu dha më shumë rëndësi aftësisë dhe njohurive që duhet t’i posedoj ai që merr të drejtën të gjykoj për leximin e garuesve dhe saktësinë e atij leximi. Duke i pas parasysh parakushtet që duhet t’i plotësoj gjykuesi në gara, njohja e gjithanshme e rregullave të texhvidit, njohja e shtatë kiraeteve apo dhjetë, e më së paku të ketë njohuri për katër rivajetet që lexohen sot në botë, si rivajti i Hafsit, Vershit, Kalunit dhe Durij Ebu Amer. Pastaj të vlerësoj sipas llojit të garave dhe kushteve që kërkohen në to. Ka gara në hifz, në kiraete, hifz dhe tefsir, në lexim me mekame etj. T’i respektoj leximin e rivajeteve dhe dallimet që ekzistojnë në vakfe sipas mushafeve të ndryshme. Preciziteti në vlerësim dhe kujdesi permanent për të vlerësuar çdo vërejtje dhe vendosur ku i behet ajo, në rregulla të texhvidit në hifz apo në rrjedhshmëri të leximit etj.
Këto trajnime u zhvilluan të ndara dhe u vlerësuan për pjesëmarrje dhe angazhim në to me nga një dëshmi.



Mr.Hfz.Safet Hoxha




Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Fjalimi i drejtorit të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora me rastin e përurimit të këtij Instituti