Konferencë e dorëshkrimeve dhe veprave të botuara në periudhën osmane

Nesër, më 17 dhjetor 2015, Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë organizon Konferencën Dorëshkrimet dhe veprat e botuara në periudhën osmane (në Bibliotekën e FSI-së).

Përveç fjalëve përshëndetëse, në konferencë do të referojnë:
- Dr. Nehat Krasniqi, "Gjendja e koleksioneve islame në Kosovë dhe sfidat bashkëkohore të trajtimit të tyre";
- Dr. Sadik Mehmeti, "Koleksioni i dorëshkrimeve islame - orientale në Arkivin e Kosovës";
- Mahmud Arnauti, Dorëshkrimet dhe veprat e botuara në periudhën osmane (në Bibliotekën e FSI-së).
Konferenca mbahet në amfiteatrin e Fakultetin të Studimeve Islame në Prishtinë.
Konferenca hap punimet në ora 10:00, të cilës i paraprin hapja e ekspozitës në Bibliotekën e FSI që hapet në ora 9:00.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Fjalimi i drejtorit të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora me rastin e përurimit të këtij Instituti