KBI ne Gjakove organizon turnir shahu në mejtepin e Xhamisë së Haxhi Ymerit

Më 31.01.2016 (e diele) nga ora 10:00, në mejtepin e xhamisë së Haxhi Ymerit, Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë, në bashkëpunim me xhematin dhe imamin e xhamisë Esat ef.Rexha, organizoi turnir shahu, ku morën pjesë imamë dhe xhematlinj të xhamive të qytetit.

Turnirin e shpalli të hapur imami i xhamisë, i cili pas falënderimit të Allahut xh.sh. dhe dërgimit të salavateve mi Muhammedin s.a.v.s tha: “Të nderuar pjesëmarrës dhe të gjithë ju të pranishëm, ju përshëndes me fjalën përshëndetëse “esselamu aljekum ve rahmetullahi ve berekatuhu”. Jemi tubuar sot këtu në këtë vend për t’u relaksuar dhe për të kaluar disa çaste argëtimi dhe mprehjes së mendjes përmes lojës së shahut. Qëllimi i kësaj loje nuk është fitorja, por njohja, shoqërimi dhe dashtë Allahu i Madhëruar që t’i bashkojmë mendjet, zemrat dhe shpirtrat. Ju dëshiroi çaste të bukura argëtimi dhe suksese në lojë.”
Në vazhdim fjalën e mori imami i nderuar i xhamisë së Mahmur Pashës Mr. Valon ef. Myrta, i cili lidhur me turnirin tha: “I përgëzoj organizatorët, njëherit theksoi se e mira e këtij turniri qëndron në atë se ka bashkuar rininë, sportin dhe mendimin strategjik, gjë që reflekton efektshëm në argëtimin e pjesëmarrësve dhe stimulon te ata aftësinë për të planifikuar.”
Pas kryerjes së të gjitha përgatitjeve, shenjën për fillimin e turnirit e dha Dr. Lulëzim Koshi, anëtarë i klubit të shahut "VLLAZNIMI" të Gjakovës., i cili ishte i ngarkuar që t’i mbikëqyr të gjitha përballjet. Në finale arritën Mr. Valon ef. Myrta dhe Kastriot Gurkuqi, ku fitues u shpall Kastriot Gurkuqi, i cili u shpërblye me një libër me rregulla të shahut.
Në fund Dr.Lulzim Koshit në lidhje me organizimin dhe ecurinë e turnirit tha: “Është një hap shumë i qëlluar, që përveç lojës, argëtimit të thellohet shoqërimi dhe vllaznia mes besimtarëve. Jam i kënaqur me garuesit, me lojrat dhe nivelin e tyre. të cilat qenë korrekte, të qetë dhe fer. Shpresoj që ky turnir të vazhdoj të organizohet edhe në të ardhmen.”
Në anën tjetër, imami i xhamisë Esat ef.Rexha tha: Jam shumë i kënaqur me pjesëmarrjen e garuesve, me lojën e tyre dhe rrjedhën e turnirit i cili u përcoll me një atmosferë të qetë dhe garuese. Patëm garues nga të gjitha xhamitë e Gjakovës, në mesin e të cilëve edhe imamë. Shpresojmë se në të ardhmen do të organizojmë turnir më të zgjeruar dhe të shtohet numri i garuesve”.



Esat Rexha










Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.