HP po projekton telefonin që mund të kthehet në PC ose laptop

Marka e njohur e teknologjisë HP është duke u përpjekur kohët e fundit që të hyjë përsëri në tregun e telefonave smartfonë.

Në Kongresin Botëror të Celularëve, HP anuncoi Elite x3, një phablet i projektuar për konsumatorët e ndërmarrjeve. Por, nuk është vetëm një smartfonë i madh, pajisja mund të çiftëzohet me dy pajisje dhe më pas kthehet në një kompjuter desktop ose laptop.
Telefoni do të veprojë me sistemin operativ Windows 10 dhe do të përfitojë nga updatet e Microsoft Continuum, e cila i lejon zhvilluesit të bëjnë aplikacione universale për cdo lloj madhësie ekrani: Kompjuteri, telefoni, tableti, Xbox One dhe HoloLens gjithashtu.
Ka tri pjesë të HP Elite x3. Së pari është telefoni i pajisur me një procesor Qualcomm QCOM- 0.04% Snapdragon 820. Cipi do të ketë gjithë fuqinë e mjaftueshme për ta kthyer telefonin në kompjuter.
Për ta kthyer telefonin në një PC desktop, HP po krijon “Desk Dock” që mbështet një monitor të jashtëm. E lidh phabletin me këtë pajisje dhe më pas e lidh atë me një ekran të madh.
HP ka një 12.5-inç ekran diagonal me definicion të lartë që përmban një tastierë dhe trackpad. Brenda laptop është vetëm WiFi radio dhe një bateri e madhe – rreth dy e gjysmë herë më e madhe se një bateri normale laptopi.
Për tu lidhur me laptopin, është fare e thjeshtë, të dy pajisjet do të komunikojnë nëpërmjet WiFi ose drejtpërdrejtë me një USB kabllo.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)