Ahmet ef.Hoxha rizgjedhet kryetar i KBI-së në Gjakovë

Pasi Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës i certifikoi zgjedhjet e mbajtura më 15 shkurt 2016 për anëtarë të Këshillit të Bashkësisë Islamë në Gjakovë për mandatin 2016-2020, kryetari Ahmet ef. Hoxha u rizgjodh edhe për një tjetër mandat katër vjeçar në krye të KBI të Gjakovës.

Ndërkohë, më 14.03.2016, e hënë, u mbajt mbledhja e parë konstituive e KBIGJ-së, të cilën e hapi kryetari i rizgjedhur Ahmet ef. Hoxha. Ai, fillimisht i falënderoi të pranishmit që i janë përgjigjur thirrjes, e më pas përzemërsisht i falënderoi anëtarët e vjetër për angazhimin dhe punën e tyre në KBIGJ gjatë mandatit të kaluar, ndërsa anëtarëve të rinj u uroi mirëseardhje, duke shpresuar në një bashkëpunim të ngushtë, të sinqertë dhe produktiv.
Nga ana tjetër anëtarët e Këshillit e falënderuan kryetarin e rizgjedhur dhe i uruan suksese në udhëheqjen e KBIGJ-së në mandatin e ardhshëm.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës