Myftiu Tërnava priti princin Charls në xhaminë e Sinan Pashasë

Të shtunen, më 19 mars, në qytetin e bukur të Prizrenit, në xhaminë “Sinan Pasha”, myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava priti princin Charls, i cili në vendin tonë po qëndron për një vizitë dyditore.

Myftiu Tërnava falënderoi princin Charls për vizitën e tij në Kosovë, e në veçanti për ndihmën që qeveria dhe populli i tij ia ka ofruar Kosovës në ditët më të vështira, për çka Kosova gjithmonë do të jetë mirënjohëse.
“Bashkësia Islame e Kosovës ka dhënë kontribut të çmuar në ruajtjen dhe kultivimin tolerancës ndërfetare me gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë, dhe kështu do vazhdojë edhe në të ardhmen”, theksoi myftiu Tërnava.
Me këtë rast myftiu Tërnava i dhuroi princit Charls librin mbi rrënimin e xhamive të Kosovës gjatë luftës 98/99.








Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës