Kreu u AAK-së vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame Gjakovë

Kryetari i KBI në Gjakovë, Ahmet ef.Hoxha priti sot kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë e deputetë.

Kryetari i Hoxha i shprehu mirëseardhje z. Haradinaj dhe e falënderoi për vizitën. Ai tha se tradita, kultura, toleranca dhe bashkëjetesa ndërfetare që e ka pas gjithmonë populli jonë duhet ruajtur, por që nga ne kërkohet që të punojmë edhe më shumë që kjo traditë të vazhdohet edhe më tej.
“Ne duhet ta ruajmë traditën dhe kulturën që gjithmonë e kemi pas. Në të njëjtën kohë tolerancën dhe bashkëjetesën që e kemi, e që ia kemi treguar mbarë botës, duhet ta çmojmë dhe ta kultivojmë. Por, në të njëjtën kohë duhet të punojmë që atë që e kemi pas ta ruajmë dhe ta çojmë përpara”, tha Kryetari Hoxha.

Në anën tjetër, z.Haradinaj, falënderoi për mikpritjen si dhe kujdesin e Bashkësisë Islame në përgjithësi ndaj popullit.
“E jona është të jemi ju, meqenëse si popull, me gjitha temat që na preokupojnë, si aspekti shpirtëror edhe ai fetar janë pjesë e jetës sonë. Ne e ndjejmë kur ju e bëni kujdesin në mënyrën më të mirë për qytetarin dhe për popullin”, ndër të tjera Haradinaj.












Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës