Takim i Kryeimamit të BIK Sabri Bajgora me kryeimamët e komunave

Në takimet e rregullta që kryeimami i BIK-ut, Sabri ef. Bajgora zhvilloi me kryeimamët e Këshillave të Bashkësisë Islame u diskutuan çështje me rëndësi, që lidhen ngushtë me zhvillimin dhe përtëritjen e jetës fetare në territorin e Republikës së Kosovës

Ky takim konsiderohet i pari për këtë vit, dhe përfshin raportimin për periudhën tremujore janar-mars 2016.
Kryeimami Bajgora para vartësve të tij raportoi për zhvillimin e veprimtarisë dhe jetës fetare, dhe realizimin e aktiviteteve fetare-arsimore nga ana e Kryesisë së BIK-ut, gjatë tremujorit të parë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Një pikë tjetër me rëndësi që pati një fokus të veçantë ishte edhe diskutimi rreth përgatitjeve për muajin e shenjtë Ramazan, në mënyrë që imamët të jenë sa më të përgatitur para xhematit me aktivitete të ndryshme, e që zgjojnë interes jo vetëm tek ata por edhe te masa e gjerë e popullit.
Diskutimet tejet konstruktive nga të gjithë të pranishmit e pasuruan edhe më tepër dhe i dhanë hijeshi këtyre takimeve./bislame/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës