Deklaratë për opinion nga Kryesia e BIK

Struktura e Këshillit të BI në Preshevë të mos bie pre e veprimeve antikushtetuese të Fikret Limanit

Zgjedhjet e thirrura për ditën e nesërme në Këshillin e Bashkësisë Islame të Preshevës, nga ish-kryetari i Këshillit, Fikret Limanit, janë ilegale, antikushtetuese, dhe si të tilla të papranueshme për Bashkësinë Islame të Kosovës e rrjedhimisht edhe për Këshillin e BI, imamët dhe besimtarët e Preshevës me rrethinë.
Me këtë rast njoftojmë gjithë strukturën e Këshillit të BI në Preshevë që mos të bie pre e veprimeve antikushtetuese të Fikret Limanit të cilit që sa kohë i ka përfunduar mandati dhe nuk përfaqëson askënd, e më së paku imamët dhe besimtarët e Preshevës.
Shpallja e zgjedhjeve është kategori kushtuese e Kryesisë së Bashkësisë Islame te Kosovës, andaj, për të sqaruar opinionin e gjerë Kryesia e BIK me kohë i pati shpallë zgjedhjet edhe për Këshillin e BI në Preshevë, por mbajtjen e tyre e pengoj pikërisht, z. Fikret Limani me një grup të vogël, duke spekuluar e manipuluar për gjoja një organizim tjetër në Luginë.
Sot, i bëjmë me dije Fikretit dhe të gjitha bashkëmendimtarëve të tij se Këshilli i BI në Preshevë është pjesë integrale dhe e pandashme e sistemit organizativ të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe çdo tentim për gjoja organizim tjetër do të përfundojë para se të lindë, siç është dëshmuar disa herë në ato hapësira.
Përtej çdo interesi klanor, ambicie personale e interesi material është përcaktimi i paluhatshëm i popullatës së Preshevës që të jetë bashkë me Bashkësinë Islame të Kosovës, ky përcaktim është interes kombëtar, fetar e institucional.
Kryesia e BIK-ut së shpejti do të marrë vendimet e nevojshme për KBI në Preshevë, dhe do të caktojë edhe datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe funksionalizim e Këshillit i cili që disa kohë është jo funksional.



Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës
Prishtinë, 28 prill 2016


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës