Departamenti i të Rinjve i BIK-ut mban mbledhje

Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, të marten. më 31.05.2016, mbajti mbledhjen e gjashtë të rregullt me udhëheqësit e degëve të këtij Departamenti pranë Këshillave të BIK-ut.

Në këtë mbledhje, në rend dite pati prezantimin e raportit njëvjeçar për vitin 2015, por edhe planifikimin strategjik dhe shpalosjen e projekteve për të ardhmen.

Hapja e tubimit u bë me disa ajete kuranore, të lexuara nga përfaqësuesi i degës së Departamentit në Obiliç, Izedin ef. Krasniqi.
Të pranishmit në emër të Kryesisë së BIK-ut i përshëndeti dhe u uroi mirëseardhje udhëheqësi i DR të BIK-ut, Mr. Fitim Gashi, i cili edhe paraqiti pikat e rendit të ditës të kësaj mbledhjeje. Gashi i falënderoi të gjithë përfaqësuesit e Departamentit nëpër Këshillat e Bashkësisë Islame për punën dhe angazhimin e deritashëm, si dhe ofroi përkrahjen dhe mbështetjen e Departamentit edhe për të ardhmen. Më pastaj udhëheqësi i Departamentit të të Rinjve të BIK-ut, Mr. Fitim Gashi prezantoi raportin e punës njëvjeçare. Ai përmendi sukseset dhe të arriturat e këtij Departamenti, e njëkohësisht foli edhe për sfidat.

Raportin e punës njëvjeçare e prezantuan edhe përfaqësuesit e degëve të Departamentit nëpër Këshillat e BIK-ut. Ata, pasi paraqitën shkurtimisht punën e tyre, në fund, në formë të shkruar, dorëzuan edhe raportet e tyre në zyrën qendrore të Departamentit të të Rinjve. Në këtë takim u diskutua edhe rreth planit dhe strategjisë për të ardhmen, me ç’rast u paraqitën ide dhe propozime të ndryshme.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës