Departameni i të Rinjve i BIK-ut organizoi iftar

Të enjten, më 23.06.2016, Departamenti i të Rinjve i BIK-ut, për nder dhe respekt të muajit të bekuar të Ramazanit shtroi iftar, në ambientin e “Villa Gërmia” në Prishtinë, për përfaqësuesit e degëve të Departamentit të të Rinjve nëpër këshillat e bashkësisë Islame të Kosovës, për përfaqësuesit e Parlamentit Studentorë të Universitetit të Prishtinës, Kryetarë, antarë të senatit, , profesorë te Medresesë “Alaudin”, pjesëtarë të njesive elite të Policisë së Kosovës, përfaqësues të ndryshëm të organizatave joqeveritare, e të ftuar të tjerë etj.

Të pranishmit në emër të organizatorit i përshëndeti, Mr. Fitim Gashi, udhëheqës i Departamentit të të Rinjve të BIK-ut i cili ndër të tjera tha: “Më lejoni që në emër të Departamentit të të Rinjve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës t’ju përshendes dhe t’ju shpreh mirëseardhje në këtë iftar duke e lutur Allahun e Gjithfuqishëm që të na e pranon agjërimin dhe të gjitha veprat e mira…e lusim Allahun e Lartësuar që sikurse jemi bashkuar sot këtu pran sofrës së Tij të bashkohemi në fjalë dhe vepra të mira se vetëm kështu do të realizojmë aspiratat tona për një të ardhme sa më të mirë….
Në emër të Myftiut të Kosovës të pranishmit i përshendeti Vedat ef.Sahiti, këshilltarë i Myftiut. Sahiti vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e Departamentit si në nivelin qëndror ashtu edhe në atë lokal. Ai po ashtu theksoi se Departamenti i të Rinjve është një sektor shumë me rëndësi brenda BIK-ut dhe përkrahja nga myftiu për këtë dikaster do të jetë e vazhdueshme.
Të pranishmit me një fjalë rasti i përshendeti edhe kryetari i Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, z.Musa Berisha. Berisha falenderoj Departamentin e të Rinjve të BIK-ut për bashkpunimin e mirëfillt që ka me Parlamentin e Studentëve të UP-së dhe theksoi se ky bashkpunim përherë po thellohet dhe kështu do të vazhdoj edhe në të ardhmen.






Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës