Arrestohen dy persona për vjedhje në xhami

Vitin e kaluar, me datë 27 korrik, të dyshuar të panjohur deri më sot, gjatë orëve të natës, pasi i kishin prerë kabllot e kamerave incizuese në Xhaminë e “Lagjes së Trimave”, kishin thyer dyer e kasaforta të metalta dhe kishin vjedhur rreth 400 euro para të besimtarëve, njofton Policia e Kosovës.

Në atë kohë, transmeton Koha.net, policia kishte kryer të gjitha procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kishte filluar me hetimin e rastit.
Ndërkaq dje është arritur të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar nga Lipjani me mbiemër Maliqi dhe Vishesella. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Gjatë intervistës është kuptuar në detale se si ka ndodhur vjedhja nga objekti fetar. Për rrjedhën e hetimit është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi