Refugjati sirian kthen shumën e madhe të parave të gjetura

Refugjati sirian në Gjermani ka bërë një veprim që duhet të jetë shembull për të gjithë njerëzit pasi veprimi i tij i ka lënë të habitur edhe autoritetet gjermane.

25 vjeçar Muhannad M. ka gjetur rreth 150,000 në një gardërobë të vjetër, të cilat menjëherë i ka dorëzuar ato tek autoritetet.
“Ky njeri meriton respekt të madh. Ka ndodhur edhe më parë që shuma të vogla të parave të dorëzohen, por jo një shumë kaq e madhe”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Steinmeyer.
Muhannad M, ka ardhur nëntë muaj më parë si refugjat nga Siria për shkak të luftës atje.
Kohën e fundit procedura e tij për azil ka përfunduar dhe ai është njohur si refugjat. Tani ai ka marrë një apartament të vogël në Minden.
Ai paratë i ka gjetur duke pastruar një dollap të vjetër me dërrasë të dyfishtë. Fillimisht kishte menduar se paratë ishin të falsifikuara, por pasi kishte kërkuar në internet e kishte parë se ato ishin të vërteta.



Ai ka treguar se 50,000 euro ishin në para të gatshme por menjëherë i kishte dërguar ato në zyrat e imigracionit.
Edhe pse ai do të mund t’i shpëtonte të dy vëllezërit e tij më të vegjël nga lufta në Siri me këtë shumë parash, Muhannad ka thënë se: “Allahu kurrë nuk do të më lejonte që me pasurinë e huaj t’i plotësoja interesat e mija”.
Muhannad, ka marrë një shpërblim prej 4,500 euro (3 për qind). Por, është e mundur që ai të ketë edhe një ndihmë tjetër nga qendrat për punësim.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë