Këshilla.

Një ditë një musliman i vjetër po merrte abdest në një çezme.

Nipërit e Resulullahut a.s. Hasani dhe Hyseni r.a. të cilët ndodheshin aty pranë vunë re që plaku nuk merrte abdest me kujdes. Shkuan pranë tij dhe pritën derisa të merrte abdest. Kur mbaroi u afruan dhe i dhanë selam. Për të mos ia thyer zemrën i thanë:

- Xhaxha do të lutemi për diçka. Ne kemi dëshirë të dimë se kush nga ne të dy merr më mirë abdest. Ne tani do të marrim abdest. A ka mundësi të na shikosh, e të na tregosh se kush nga ne merr më mirë.

Të dy filluan të marrin abdest, ndërsa plaku po i shikonte me kujdes. Kur mbaruan tha:

- Djemtë e xhaxhit, që të dy merrni shumë mirë abdest. Unë jam ai që nuk merr abdest siç duhet. Jam bërë plak dhe tani nga ju mësova se si duhet të merret abdesti. Allahu qoftë i kënaqur me ju.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.