Tri gjenerata meshkujsh të lindur në të njëjtën ditë

Data pesë gusht është shumë e rëndësishme për një familje nga Breckon në Wales, pasi tre gjenerata meshkujsh kanë lindur në të njëjtën ditë.

Ashley Jones dhe e dashura tij Bethan, nuk arritën të shkojnë në spital pasi ajo filloi të ketë dhimbje të mëdha dhe lindi brenda pak minutash. Megjithatë djali tyre është mirë dhe ka marrë vetën menjëherë, transmeton Telegrafi.
Por, çfarë e bën tregimin shumë të veçantë, është se lindja e parakohshme e djaloshit ka ndodhur në të njëjtën datë me të atin, gjyshin dhe xhaxhanë.
“Para 25 vitesh kemi dalë në gazetë kur Adam, vëllai im dy vite më i ri lindi në ditëlindjen time dhe të babait”, ka thënë 27-vjeçari për ngjarjen e pazakontë.
“Tani nuk di çfarë po ndodhë, jemi katër familjarë që kemi të njëjtën ditëlindje. Nuk i dihet mund të bëhemi edhe më shumë”.
Në fakt ata kanë pasur mundësi të bëhen më shumë, meqë vëllai tij Adam është baba i një vajzë që ka lindur vetëm një javë më parë.
“Kjo mundësi është një në tre milionë”, kanë komentuar mediet këtë rast të rrallë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë