Xhamia më e madhe në Evropë ndodhet në Romë

Xhamia e Romës (Moschea di Roma) është xhamia më e madhe jashtë Botës Islame.

Xhamia e cila ndodhet në zonën Acqua Acetosa, rrëzë Malit Parioli, në veri të qytetit, ka një sipërfaqe prej 30.000 m2 dhe mund të pranojë më shumë se 12.000 besimtarë. Është xhamia më e madhe në Evropë, dhe aty është selia e Qendrës Kulturore Islamike Italiane.

Përveç namazit, në xhami zhvillohen veprimtari të ndryshme fetare, ajo ofron shërbime kulturore dhe shoqërore.

Në xhami, gjithashtu, zhvillohen ceremonitë e dasmës, shërbimet e varrimit, mbahen, kuvende, kongrese, tubime të ndryshme në dobi të Islamit.

Xhamia e Romës u përurua më 21 qershor 1995. Sot, imam i xhamisë është Muhammed Hassan Abdulghaffar nga Egjipti.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë