Hafiz Elmaz ef.Qamili (1933-2015)

Në rrjedhën e ngjarjeve që përcaktojnë fatin e këtyre vendeve gjatë historisë, pa dyshim, gjejnë vend të merituar edhe ulemaja shqiptare nga territori i Tetovës që është pjesë e kontributit e të lavdisë shqiptare.

Populli ynë ndër vite e shekuj ka nxjerr figura të shquara të cilët me veprën dhe dijen e tyre kanë lënë gjurmë në historinë e popullatës shqiptare të këtyre trojeve. Një ndër figurat e shquara është edhe Hafiz Elmaz ef. Qamili.
Hafiz Elmazi lindi më 07.07. 1933 në fshatin Poroj të Komunës së Tetovës, i cili përkrah shkollës fillore vijoi edhe Hifzin (vitet 1946-1948), pranë hoxhës dhe alimit të njohur Hafiz Ejup ef. Abazi. Që nga fëmijëria ai ishte i dhënë pas mësimeve fetare, të cilat i ndoqi tek Hafiz Mahi ef. Mehmedaliu nga viti 1950 deri në vitin 1977.
Hafiz Elmaz ef. Qamili prej vitit 1958 deri në vitin 1971 shërbeu si hoxhë në qytetit e Mitrovicës (R. e Kosovës), po të njëjtin vit ai kthehet në vendlindje ku punësohet si imam në xhaminë e fshatit.
Ai si imam për një kohë shumë të shkurtër arriti të krijojë imazhin e një hoxhe të mirëfilltë duke sjellë një freski tek xhemati. Ai ka qenë anëtar i Këshillit të Myftinisë së Tetovës, njëkohësisht ka qenë edhe anëtar i Komisionit për Hifz. Poashtu hafizi në fjalë ka marrë pjesë në shumë gara kuranore që janë organizuar në kuadër të Bashkësisë Islame të RM-së.
Në rrethanat e ndryshme, ulematë shqiptarë, që në shumicën dërmuese të rasteve ishin edhe mësues në shkollat e kategorive të ndryshme, shquhen për një qëndrim dinjitoz. Ata kurrë nuk lejuan që besimi/feja të bëheshin pengesë në përparimin e popullit tonë. Veprimtaria e Hafiz Elmazit aspak nuk pushoi deri në kalimin e tij në amshim. Sa herë që e kërkonte nevoja, ai ishte në shërbim të popullit, si hoxhë, si këshilltarë por edhe si njeri i vullnetit të mirë.
Hafiz Elmazi ishte njëri nga imamët e këtyre trevave i cili përgjatë historisë ka dëshmuar shembullin e unitetit, e respektit ndaj njeriut dhe njerëzores, shembullin e paqes dhe stabilitetit, ai ka shërbyer si faktor i rëndësishëm frymëzimi për brumosjen e ndjenjave të pastra të besimit dhe të atdhedashurisë; të solidaritetit dhe të mbështetjes së vlerave dhe traditave më të bukura të besimtarit të mirë. Ai dhe gjenerata e tij e hoxhallarëve shqiptar të kësaj periudhe, me vokacion nuk ishin politikanë dhe politika nuk ishte profesion i tyre, por ishte vetëdija e tyre morale e politike, si sintezë e dy komponentëve kryesorë: patriotizmit dhe besimit, që i vuri ata në krye të ngjarjeve të mëdha të kombit, me të cilat, jo vetëm që hynë në histori, por edhe e bënë historinë.
Gjenerata e Hafiz Elmazit kanë kontribuar në mbrojtjen e nderit dhe të etikës së shoqërisë shqiptare, prandaj janë deklaruar edhe kundër disa gjërave për të cilat drejtpërsëdrejti binin ndesh me kulturën islame. Ata kanë punuar për arsimin shqip, duke lejuar që mektebet dhe xhamitë të përdoren për mësimin e nxënësve shqiptar. Mektebet janë përdorur si shkolla të para. Në vitin 1994 themelohet Universiteti i Tetovës. Në këtë iniciativë sublime kanë marrë pjesë shumë ulema të Tetovës dhe më gjerë. Ligjëratat e para të këtij Universiteti do të mbahen në mektebin e xhamisë së Porojit. Dhe pikërisht më 17 shkurt të vitit 1995, ditën e xhuma gjatë zhvillimit të ligjëratave të para me studentët e UT-së paraqiten forca policore të dedikuara për qëllime antiarsimore, antishqiptare dhe antinjerëzore. Para se të fillon ligjërata e ditës së Xhuma Hafiz Elmaz ef. Qamili si Imam në Xhaminë e f. Poroj i drejtohet popullatës së tubuar me fjalët: “Sot xhuma për ne është mbrojta e shkollimit, mbrojtja e universitetit, mbrojta e studentëve”. Ai me këtë mesazh edhe njëherë vuri në dukje qëndrimin e paluhatshëm kur ishte në pyetje e vërteta, arsimi, besimi, feja dhe kombi.
Hafiz Elmazi, pas një sëmundje të shkurtër, vdiq më 20 dhjetor 2015. Lajmi për vdekjen e tij i pikëlloi jo vetëm familjen e tij, por edhe të gjithë ata që e njihnin. Ai u varros në fshatin Poroj në prezencën e një numri të madh xhemati nga Poroji dhe rrethina, si dhe hoxhallarë të shumtë nga Tetova./ myftiniatetove/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.