Këshilli bashkiak i Pizës ka miratuar ndërtimin e xhamisë pranë Kullës së pjerrtë

Projektin e ndërtimit të xhamisë e ka miratuar Këshilli bashkiak i Pizës.

Bashkiaku i Pizës, Marco Filippeschi, këmbëngul në vlefshmërinë e lejes për ndërtimin e xhamisë.
"Në 20 vitet e fundit muslimanët e qytetit tonë mblidhen në një mesxhid të vogël në qendër të qytetit", ka thënë Filippeschi duke vënë në dukje se xhamia do të ndërtohet me fonde private.

Por, një grupi aktivistësh kanë nisur fushatën kundër ndërtimit të xhamisë afër kambanës së katedrales Santa Maria Assunta dhe Kullës së pjerrtë në Pizë.

Kryetari i Unionit të komunitetit musliman në Itali, Izzedin Elzir, ka thënë se fushata kundër xhamisë është e bazuar në paragjykime dhe krijimin e ndjenjës së frikës, pas sulmeve të fundit në Francë, Belgjikë dhe Gjermani. Ai përkujton se xhamia do të ndërtohet për më shumë se 3.000 muslimanë që jetojnë në Pizë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi