Myftiu Tërnava pritet në qeverinë e Dubait

Myftiu i Republikës së Kosovës mr. Naim ef.Tërnava u prit sot në departamentin për çështje fetare në qeverinë e Dubait, nga drejtori gjeneral.dr. Hamad Al Shejbani

Gjatë takimit të dy palët diskutuan për thellim të bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Nikoqiri premtoi Myftiut Ternava thellim të bashkëpunimit. Ai gjithashtu pasi dëgjoi nga Myftiu Tërnava, përgëzoi Kosovën për arritjet e saj duke theksuar harmonin dhe tolerancën fetare nga cila mundë të mësojnë shumë shtete në këtë kohë të vështirë sfidash të mëdha, si dhe rrolin e BIRK-së në promovimin e këtyre vlerave të cilat janë mëse të nevojshme në këtë periudhë. Duke cekur se edhe Emiratet e Bashkuara Arabe promovojnë këto vlera nga se në Dubai jetojnë dhe veprojnë shumë kombësi dhe fe të ndryshme duke jetuar në tolerancë dhe respekt të ndërsjellë.
Nikoqiri premtoi se do t’i përcjell dakordimet e këtij takimi në qeverinë e Dubait. Në takim ishte prezent edhe Myftiu i Dubait Ahmed Al Hadad.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)